English

Sport - Botërori - Tre Milionë Spektatorë Kanë Parë Ndeshjet Në Stadiume

JOHANESBURG, 7 korrik /ATSH-MIA/ - Kampionati Botëror i Futbollit që po zhvillohet në Afrikën e Jugut deri tani është parë nga tre milionë spektatorë nëpër stadiume, një numër më i vogël ky krahasuar me kampionatet e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1994, dhe në Gjermani, në vitin 2006. Sipas të dhënave të fundit të FIFA-s, deri tani 2,997 milionë persona kanë parë 61 ndeshje, me një mesatare prej 49 134 persona për ndeshje. "Në Afrikën e Jugut është regjistruar një numër i lartë spektaktorësh. Është arritur një sukses i madh", thotë zëdhënësi i FIFA-s, Nicolas Maingot./ a.jor.
KOMENTE