Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Tirana Optimiste Në Pragsfidën Me Zte
English

Sport-Futboll/ Tirana Optimiste Në Pragsfidën Me Zte

TIRANË, 7 Korrik /ATSH - Gjergji Mima/ - Tirana u nis sot në drejtim të Hungarisë, ku nesër në qytetin Zalaegerszeg do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës së ZTE, e vlefshme për turin e parë të Europa League. Tirana dhe hungarezët e ZTE e mbyllën ndeshjen e parë mes tyre në "Qemal Stafa" me një barazim pa gola, që lë çdo gjë të hapur për ndeshjen e kthimit, por sigurisht që më të favorizuar janë tashmë ZTE që do të luajnë në fushën e tyre. Në këtë takim arbitër do të jetë jetë greku Ilias Spathas. Tirana vjen në këtë ndeshje pas shumë problemesh dhe polemikash në klub, gjë që bëri që skuadra të fillonte stërvitjen shumë vonë për Europa League. Përveç kësaj, janë larguar edhe disa lojtarë bardheblu. ZTE ka luajtur më mirë dhe ka qenë më kërkuese në takimin e parë, duke vënë disa herë në vështirësi portierin e porsaardhur te Tirana, Ilion Lika. "Do të shkojmë në Hungari për t'u kualifikuar. Kalimi i turit të parë paraeliminator jo vetëm që mban lart dinjitetin dhe emrin e madh të Tiranës, por është një kënaqësi dhe na shton ambiciet për të ardhmen. Na janë larguar disa lojtarë, por edhe më këtë kontigjent që ka Tirana aktualisht jam i bindur se kalimi i turit nuk është utopi, sepse kemi kualitete që dinë t'i zgjidhin ndeshjet decizive" ka deklaruar përpara nisjes Ervin Sina, kapiteni i ri i Tiranës. "Kalimi i turit do të ishte me të vërtetë gjëja më e bukur që mund të bëjmë, duke marrë parasysh edhe vështirësitë që mund të hasim në "shtëpinë" e Zalaegerszegut", u shpreh mbrojtësi me eksperiencë i 24 herë kampionëve, Elvis Sina. ZTE - Tirana ; formacionet e mundshme ZTE (4-4-2): Pogacsics, Szalai, Miljatoviç, Bogunoviç, Todoroviç, Magasfoldi, Mate, Horvath, Illes, Paviçeviç, Rudnevs. Trajner: Janos Csank. Tirana (4-1-2-3): Lika, Sina, Pashaj, Osmani, Ahmataj, Lila, Karabeci, S.Lilaj, Hajdari, Plaku, Pejiç. Trajner: Sulejman Starova. /s.s./
KOMENTE