Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tentoi të vidhte një sharrë hekuri në mjediset e burgut 313, kapet 25 vjeçari
English

Tentoi të vidhte një sharrë hekuri në mjediset e burgut 313, kapet 25 vjeçari

Tiranë, 7 korrik, NOA – Më parë ishte dënuar për vrasje në tentativë, dhe pasi është liruar, gjendet rishtas në prangat e policisë, tashmë për një tjetër vepër, atë të vjedhjes.

Një 25 vjeçar nga fshati Mamurras, në Laç, Kreshnik Mark Shkurti është arrestuar dje nga oficerët e policisë së komisariatit nr.3 të Tiranës, pasi ka tentuar të vjedhë.

Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit 25 vjeçari është kapur në flagrancë mbrëmë duke tentuar të vjedhë brenda mjediseve të parkut të automjeteve të burgut, 313, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Sikundër njofton policia ai është përpjekur të vjedhë një sharrë hekuri, brenda mjediseve të burgut, dhe për këtë është arrestuar.

Tashmë 25 vjeçari Kreshnik Shkurti po ndiqet penalisht për vjedhje nga prokuroria e Tiranës.

NOA

KOMENTE