Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli Zgjidhet Zv/Presidente E Unionit Ndërparlamentar Botëror
English

Topalli Zgjidhet Zv/Presidente E Unionit Ndërparlamentar Botëror

TIRANË, 7 Korrik/ATSH/.- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është zgjedhur zv/Presidente e Unionit Ndërparlamentar Botëror (IPU), mes 155 kryetarëve të parlamenteve të të gjithë vendeve të Botës, anëtare të IPU-së. Sipas burimeve zyrtare nga Kuvendi, IPU-ja është një ndër organizmat më të rëndësishme të politikës botërore, i cili ka në fokus dialogun ndërparlamentar dhe bashkërendimin e axhendave në përballimin e sfidave me interes global, si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në cilësinë e zv/Presidentes, Topalli është ftuar nga Presidenti i IPU-së, Dr. Theo-Ben Gurirab, në Konferencën e III-të botërore të kryeparlamentarëve, një samit global i fokusuar në rolin thelbësor të institucioneve legjislative në politikën botërore dhe në marrëdhënien e tyre me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, takim që do të mbahet nga 19-21 korrik në qendrën e IPU-së, në zyrat e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Tema qendore e këtij evenimenti politik është "Parlamentet në një kohë krize botërore; sigurimi i një demokracie globale për të mirën e përbashkët", ku Topalli do të mbajë një fjalim mbi "Forcimin e besueshmërisë politike mes parlamentit dhe qytetarëve". Para këtij takimi Topalli do të marrë pjesë dhe në Konferencën e VI vjetore të grave kryeparlamentare që do të mbahet në Bernë, në datat 16-17 korrik 2010 dhe që organizohet nën kujdesin e Presidentit të IPU dhe Parlamentit të Zvicrës. Takim vjetor i grave do të fokusohet, jo vetëm në sfidat për arritjen e barazisë gjinore , por në veçanti në arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit për kujdesin ndaj foshnjave dhe nënave. Konferenca pritet të kontribuojë edhe në përgatitjet e takimit mbi rishikimn e Objektivave të Mijëvjeçarit, që do të mbahet në shtator në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York. /a.s/
KOMENTE