Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e dyfishtë për Botërorin, kapet një i dyshuar
English

Vrasja e dyfishtë për Botërorin, kapet një i dyshuar

Hanovër, 8 Korrik 2010 NOA – Kapet gjermani 42-vjeçar i kërkuar për vrasjen e dy italianëve në Hanover, ishte arratisur në Spanjë pas krimit të kryer dy ditë më parë.

Gjithçka erdhi pas një mosmarrëveshjeje në lidhje me finalistët e Kupës së Botës dhe sherri u ndez për dy skuadrat përkatëse të zemrës, që ishin praktikisht Italia dhe Gjermania.

Me sa është bërë i ditur autori i dyshuar i kësaj vrasjeje, ishte arratisur në Spanjë. Holger B. ka pranuar se ditën e martë ai ka qenë në Palma, ku kishte gjetur strehim në shtëpinë e njerkut të tij.

Gjykata vendosi të merrte masën parandaluese të arrestit me burg pa afat, ku aktualisht ai ndodhen i arrestuar në një qendër paraburgimi në Spanjë. Vrasësi, siç raportoi një nga dëshmitarët e krimit, i kishte qëlluar të dy italianët pas një debati të ashpër rreth Botërorit.

Njëri prej viktimave të tij ishte gjunjëzuar duke iu lutur të mos e qëllonte, por gjermani 42-vjeçar, qëlloi fatalist mbi të dhe bashkatdhetarin e tij.

Holger B. është paraqitur vullnetarisht në polici, duke rrëfyer për krimin. Vetëm pak orë para se ai të dorëzohej, një zëdhënës i policisë në Hanover kishte deklaruar: “Vrasësi ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm dhe kjo sepse ne e dimë kush është.”

r.b/NOA

KOMENTE