Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Opozita Të Mos Bëjë Politikë Duke Sulmuar Biznesin
English

Berisha: Opozita Të Mos Bëjë Politikë Duke Sulmuar Biznesin

- Kryeministri Berisha e konsideron një akt të rëndë sulmin e opozitës ndaj kompanive të suksesshme në Shqipëri - TIRANË, 8 Korrik/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje sot opozitës të mos sulmojë biznesin dhe kompanitë private që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, vetëm për të bërë politikë. Kryeministri Berisha reagoi sot në seancën plenare të Kuvendit, pas deklaratës së deputetit socialist, Erion Braçe, i cili shprehu shqetësimin për zhvillimet në tregun e hidrokarbureve, si dhe kërkoi krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për privatizimin e ARMO-s dhe veprimtarinë e kompanisë ALPETROL. Kryeministri Berisha tha se "kjo kontratë që sulmon sot PS, është firmosur nga qeveria socialiste". "Ajo kontratë që citoni ju sot, me të cilën u dyfishua prodhimi i naftës në Shqipëri, është trashëgimi e juaja. Ne nuk e kemi ndryshuar, përkundrazi e kemi përmirësuar atë në mënyrë të ndjeshme", tha Berisha. Sipas Kryeministrit Berisha "sulmi ndaj kompanive që bëjnë sukses në Shqipëri përbën një akt ndër më të rëndët". "Nëse një kompanie që investon në Shqipëri i rriten aksionet, atëherë nuk ka dëshmi më të qartë të klimës së favorshme të biznesit për Shqipërinë. Nëse sulmohen aksionet e saj nuk ka qëndrim më të shëmtuar dhe më antikapitalist se sa ky. Shqipëria nga suksesi i kësaj kompanie dyfishoi prodhimin e naftës. E kemi gjetur 320 mijë ton, tani është 680 mijë ton dhe po ecën drejt 1 milion ton", tha Berisha. Kreu i Qeverisë vuri në dukje se "këto kompani paguajnë taksa dhe zbatojnë kontratën që kanë firmosur me qeverinë e mëparshme socialiste". "Ju keni firmosur kontratën me këto kompani dhe tani e sulmoni. Ju mund të më sulmoni mua, por jo kompanitë e huaja, pasi ato nuk bëhen çështje e debatit politik", tha Berisha. Opozita mund të krijojë edhe 100 komisione hetimore dhe të kontrolloj çfarë të dojë, unë nuk krijoj, tha Berisha duke i kërkuar PS-së që të mos i sulmojë aprirori kompanitë e biznesit. "Ne luftojmë për suksesin e biznesit. Dyfishimi apo trefishimi i prodhimit të naftës ishte qëllimi ynë. Ju mund të krijoni komisione hetimore dhe ne do të marrim pjesë në çdo komision që ju dëshironi, por mos ndërmerrni sulme apriori ndaj kompanive private", iu drejtua Kryeministri Berisha deputetëve të opozitës. Sipas tij, "në këto 6 muaj industria shqiptare ka patur rritjen më të madhe në historinë e saj me 15 miliardë lekë". "Vetëm eksportet shqiptare janë rritur me 39 miliardë lekë, të ardhurat këtë vit janë 151 miliardë lekë, kundrejt 146 miliardë lekë që ishin vitin e kaluar", tha Berisha. Ai kërkoi që "opozita të qëndrojë kundër arbitraritetit të autoriteteve ndaj biznesit dhe jo të sulmojë biznesin". "PS tentoi ta privatizojë ARMO-n me 13 milionë lekë dhe dështuan, ndërsa ne e privatizuam me 130 milionë lekë, pra 13 herë më shumë. Sot janë me qindra gjigandë të industrisë në botë që kanë falimentuar dhe ajo nuk ka falimentuar, por po funksionon", tha Berisha. Gjithashtu ai theksoi se nga 1 janari 2010 qeveria ka ndaluar tregtinë e naftës D2 në Shqipëri./s.s./
KOMENTE