English

Bruksel - Be Përshëndet Lirimin E Të Burgosurve Politikë Në Kubë

BRUKSEL, 8 korrik /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian përshëndeti sot lirimin e njoftuar nga Kuba të 52 të burgosurve politikë në katër muajt e ardhshëm duke uruar se qeveria e Havanës do t'i kryejë sa më shpejt procedurat. Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton përshëndeti njoftimin për lirimin e të burgosurve politikë dhe uroi që të vihet në zbatim menjëherë'', theksoi një zëdhënës i Ashton. Kjo masë u njoftua gjatë një takimi mes presidentit, Raul Castro, kardinalit Jaime Ortega, ndërmjetësues në këtë çështje dhe shefi i diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinos, sipas një komunikate të kryepeshkopit të Havanës./ /ec/ a.jor.
KOMENTE