Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Demokracia e Re: Prioritet i qeverisë, të jetë anëtarësimi në BE-NATO
English

Demokracia e Re: Prioritet i qeverisë, të jetë anëtarësimi në BE-NATO

Shkup, 8 korrik, NOA – Komisioni parlamentar për Çështje Evropiane në Maqedoni mbajti mbledhjen e radhës ku të ftuar ishin edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Ervan Fuere, ambasadori i Spanjës dhe ai i Belgjikës.

Tema e mbledhjes ishte programi dhe prioritetet e Belgjikës gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian, ku deputetja e Demokracisë së Re, Flora Kadriu, në fjalën e saj theksoi rëndësinë për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në strukturat euro-atlantike si alternativë e vetme për ardhmëri të sigurt të qytetarëve të vendit.

“Nëse prioritet i Belgjikës gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian do të jetë veprimi parimor gjatë vlerësimit të shteteve-aspirante për anëtarësim në BE në bazë të meritave dhe rezultateve konkrete, si dhe asistenca gjatë procesit të reformave të atyre shteteve të cilat aspirojnë integrimin në BE dhe dëshirojnë të bëhet pjesë e civilizimit evropian, atëherë shembëlltyrë e funksionimit të Maqedonisë duhet të jetë përforcimi i parimit të demokracisë konsensuale dhe ekzistencës multietnike”, tha Kadriu.

Kadriu më tej shtoi se Demokracia e Re konsideron se në këto momente kyçe për vendin dhe ardhmërinë e qytetarëve, është mëse e nevojshme që qeveria aktuale të veprojë në mënyrë racionale, pragmatike, fleksibile dhe tolerante ndaj problemeve me të cilët ballafaqohet shteti në rrugën e integrimeve.

“Nga këtu, qeveria duhet maksimalisht të angazhohet për të implementuar reformat e nevojshme në të gjitha sferat e shoqërisë, posaçërisht në drejtim të pavarësimit të gjykatave, depolitizimit dhe departizimit të administratës shtetërore, implementimin të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjes së kompromisit për emrin dhe zgjidhjes së kontestit me Republikën e Greqisë, me çka do të mundësohet anëtarësimi i menjëhershëm i vendit në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në”, deklaroi ajo.

n.e/NOA

KOMENTE