Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokastër, arrestohet një i ri, vodhi tubat e bakrit në shkollën pedagogjike
English

Gjirokastër, arrestohet një i ri, vodhi tubat e bakrit në shkollën pedagogjike

Gjirokastër, 8 korrik, NOA – Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 18 vjeçarin nga Gjirokastra Stelio Bezhani.

Sipas policisë së qarkut, Stelio Bezhani u arrestua mbrëmë në orën 20.00.

Specialistët e Komisariatit të Gjirokastrës, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të një vjedhjeje të ndodhur në konviktin e vajzave të shkollës së mesme Petagogjike “Pandeli Sotiri” Gjirokastër.

Dhe sipas hetimeve, rezultoi se në 24 qershor, rreth orës 18.30, Stelio Bezhani bashkë me një adoleshent me iniciale E.R, i arrestuar më parë për një tjetër vjedhje, kanë shpërthyer zgarën e dritares së dhomës së kaldajës në konviktin e shkollës Petagogjike, dhe pasi janë futur brenda kanë vjedhur tubat e bakrit të sistemit të shpërndarjes së kësaj kaldaje, duke i coptuar dhe më pas i kanë shitur.

Tashmë Stelio Bezhani po ndiqet penalisht për vjedhje në bashkëpunim nga prokuroria e Gjirokastrës.

mit/NOA
KOMENTE