Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata E Lartë/Xhafaj: Procesi, Një Atentat Ndaj Sistemit Të Drejtësisë
English

Gjykata E Lartë/Xhafaj: Procesi, Një Atentat Ndaj Sistemit Të Drejtësisë

TIRANË, 7 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, e konsideroi sot "një atentat politik ndaj sistemit të drejtësisë" procesin e votimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të propozuar nga Presidenti i Republikës, përkatësisht Sokol Çomo dhe Medi Bici. Para votimit të dy dekreteve, në emër të grupit socialist, deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj, e konsideroi procesin "një ekzekutim politik të paralajmëruar me votën e kartonave të maxhorancës". "E konsiderojmë të papranueshëm qëndrimin e qeverisë ndaj këtij procesi. Grupi parlamentar i PS-së e quan procesin të montuar politikisht, që nëpërkëmb propozimet e Presidentit dhe nëpërkëmb integritetin e trupës së gjyqtarëve. Besnikëria ndaj shumicës po bëhet kriteri kryesor për të bërë karrierë në drejtësi", u shpreh Xhafaj. Menjëherë pas fjalëve të tij, deputetët e opozitës janë ngritur dhe kanë braktisur seancën parlamentare, duke vazhduar të ruajnë marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin dhe duke mos pranuar të votojnë asnjë ligj pa u bërë transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit ./s.s./
KOMENTE