Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Italia Pa ''Informacion'' Të Premten Si Pasojë E Grevës Së Medias
English

Italia Pa ''Informacion'' Të Premten Si Pasojë E Grevës Së Medias

ROMË, 8 korrik /ATSH-AFP/ - Italia do ketë një mungesë totale informacioni nesër, pa mundësinë për të lexuar gazeta, për të ndjekur televizionet apo për të dëgjuar kanalet radiofonike, për shkak të një greve të gazetarëve dhe botuesve kundër një projektligji të qeverisë së Silvio Berlusconit, i cili kufizon mundësinë për përgjimet telefonike dhe publikimin e tyre. Pas një apeli për një "ditë qetësie" nga Federata Kombëtare e Shtypit (FNSI), gazetarët e shtypit të shkruar ndaluan punën sot në mënyrë që të mos realizohet shtypja e gazetave të përditshme për nesër, po ashtu edhe gazetarët e agjencive të shtypit, faqeve të internetit, televizioneve dhe të radiove do të ''kryqëzojnë duart'' nesër, duke i privuar gadishullin nga informacionet thelbësore të përditshme. "Ky është një gjest përgjegjësie i gazetarëve italianë që kanë qëllim denoncimin e qeverisë dhe të tërheqin vëmendjen e të gjithë qytetarëve mbi një ligj që prek drejtpërdrejt mbrojtjen e legjislacionit, luftën kundër kriminalitetit dhe qarkullimin e lirë dhe transparent të informacionit", shkruhej sot në faqen e parë të së përditshmes ''La Repubblica''./ /i.p/
KOMENTE