English

Kërcënon me armë bashkëfshatarin për një borxh të vjetër

Tiranë, 8 Korrik, NOA – Për motive të dobëta, të një borxhi të vjetër parash, një person ka qëlluar në ajër me një automatik tip “Kallashnikov”, model 56, të cilën e posedonte pa leje, duke kanosur një bashkëfshatar të tij.

Ngjarja e raportuar për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, tregon sesi i kërcënuari me armë ka qenë Agim Totri, 40 vjeç, banues në fshatin Bastar, ndërsa autori i saj është Sabrije Shkopi, 43 vjeç, edhe ky banues i këtij fshati të Tiranës.

Ky i fundit mësohet se është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma dhe 5 fishekë.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE