Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kilometri 29 , Tre Shtetas Në Pranga Për Vjedhjen Me Dhunë Të Automjetit Të Një Shtetasi Grek
English

"Kilometri 29", Tre Shtetas Në Pranga Për Vjedhjen Me Dhunë Të Automjetit Të Një Shtetasi Grek

TIRANE, 8 Korrik/ATSH/.-Tre persona, të akuzuar për vjedhjen me dhunë tre ditë më parë, nën kërcënimin e armëve, të automjetit të një shtetasi grek, u arrestuan sot nga forcat e policisë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se në kuadër të operacionit policor të koduar "Kilometri 29", specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë e Armë, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë nr.1, në Tiranë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një vjedhje me armë, e ndodhur 3 ditë më parë, në segmentin rrugor Tiranë Elbasan, në afërsi të kilometrit të 29 -të dhe arrestuan autorët e kësaj ngjarjeje, shtetasit Shpëtim Taho, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje automjetesh, Artur Konja, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Aleksandër Pjetri, 27 vjeç, banues në Lezhë. Policia bëri të ditur se pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe proceduriale, ka rezultuar se automjeti tip "Honda" i vjedhur shtetasit grek, i është shitur prej tyre në qytetin e Lezhës shtetasit Aleksandër Pjetri, i cili i ka ndihmuar dhe përkrahur autorët, duke u vënë në dispozicion menjëherë pas ngjarjes një automjet tip Mini - Cuper (të vjedhur), me qëllim që ata të largohen. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua në një servis të ndodhur në segmentin rrugor Lezhë -Laç, në pronësi të shtetasit Aleksandër Pjetri, automjeti tip 'Honda' me targa të huaja, u sekuestrua arma e dyshuar e krimit, një automatik me një krëhër dhe 30 copë fishekë, si dhe një tjetër automjet tip "Mini Cuper", i vjedhur prej tyre. Materialet hetimore dhe proceduriale në ngarkim të tyre do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "vjedhjes me armë", në bashkëpunim, "pastrimit të produkteve të veprës penale", ndërsa në ngarkim të shtetasit Aleksandër Pjetri, për "armëmbajtje pa leje" dhe "përvetësim e fshehje e sendeve të vjedhura". /s.s./
KOMENTE