English

Kinë - Të Paktën 25 Të Vdekur Nga Përmbytjet Në Veriperëndim Të Vendit

PEKIN, 8 korrik /ATSH-AFP/ - Përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në një rajon në veriperëndim të Kinës kanë shkaktuar 25 të vdekur, njoftuan sot autoritetet lokale. Tre persona gjithashtu rezultojnë të zhdukur, sipas të njëjtave burime. Stuhitë e shirave, që kanë prekur disa rajone të provincës Kinghai që prej disa ditësh, kanë dëmtuar më tepër se 6 300 banesa, njoftoi departamenti i Çështjeve Civile të provincës. Muajin e kaluar, reshje shirash të rrëmbyeshëm kanë dëmtuar jugun e Kinës, ku kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 266 personave, ndërkohë që të zhdukur rezultojnë 199 të tjerë./ /i.p/
KOMENTE