Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë- Kuvendi Kërkon Shpejtimin E Hetimeve Për Plagosjen E Deputetit Miletiç
English

Kosovë- Kuvendi Kërkon Shpejtimin E Hetimeve Për Plagosjen E Deputetit Miletiç

PRISHTINË, 8 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti Slobodan Petroviç bëri thirrje që mos të ketë vonesa në fillimin dhe zhvillimin e hetimeve rreth plagosjes së deputetit Petar Miletiç, të hënën në veri të Mitrovicës. Sipas tij, ka dyshime se në veri ka edhe policë, të cilët nuk e dëshirojnë hetimin e rastit të atentatit ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Miletiç. Lidhur me deklaratën e deputetit Petroviç në seancën plenare të Kuvendit, zv/kryeministri Hajredin Kuçi, në emër të Qeverisë së Kosovës premtoi se do të bëhet gjithçka e mundur që hetimet rreth plagosjes së deputetit Miletiç të përfundojnë patjetër. "Në Kosovë do të ketë rend dhe ligj, do të ketë drejtësi për çdo qytetar dhe do të ketë përballje me ligjin për të gjithë ata që e shkelin", tha ai. Media kosovare ka njoftuar se deputeti i plagosur Miletiç ende nuk është pyetur nga policia, pasi kështu u kishin rekomanduar mjekët në spitalin në veriun e Mitrovicës, ku veprojnë strukturat paralele serbe./s.s./
KOMENTE