Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes: Fluks Ne Rritje I Pushuesve Kosovare Drejt Plazheve Te Bregdetit Shqiptar
English

Kukes: Fluks Ne Rritje I Pushuesve Kosovare Drejt Plazheve Te Bregdetit Shqiptar

KUKES, 8 korrik/ATSH-R.Hoxha/. - Fluksi i hyrjes në Shqipëri i shtetasve kosovarë që shfrytëzojnë plazhet shqiptare, ka rritje të ndjeshme gjatë këtyre ditëve të para të muajit korrik për shkak të rritjes së sigurisë në autostradën e veriut që lidh Kosovën me jugun e Shqipërisë. "Gjatë 24 orëve hyjnë në Shqipëri përmes doganës së Morinit të rrethit të Kukësit mesatarisht 28 mijë shtetas kosovarë me rreth 9000 mjete, kryesisht autovetura, por edhe me 45 autobuzë", bene te ditur për ATSH-në burime zyrtare të drejtorisë rajonale të kufirit të qarkut të Kukësit. Mbi 90 për qind e udhëtarëve në këto ditë korriku që kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova, janë pushues, ndërsa vetëm 10 për qind prej tyre hyjnë në Shqipëri për cështje biznesi, apo për të udhëtuar në vendet e tjera të Evropës. Pozitiv është fakti se udhëtarët ndjehen mjaft të kënaqur me masat e marra nga policia shqiptarë për përballimin e fluksit të hyrjes së udhëtarëve në Shqipëri përmes doganës së Morinit. "Shërbimi në kufi është maksimal, pasi nuk ka rradhë, edhe pse numri i automjeteve që hyjnë është i madh",- thotë Abedin Konjufca nga Peja. "Edhe patrullat e përbashkëta policore që janë të shtrira përgjatë segmentit të autostradës Morin - Kukës - tunel, e lehtësojnë udhëtimin. Është një udhëtim i këndshëm, aq më tepër që deri në Durrës shkojmë për 2,30 orë", shton thotë Islam Seferi nga Suhareka. Për përballimin e këtij fluksi në doganën e Morinit është dyfishuar numri i sporteveve të kontrollit, që kryhet njëherësh nga doganierët dhe punonjësit e policisë kufitare. Kjo formë pune do të vazhdojë deri në muajin shtator, kur plazhet shqiptare shfrytëzohen për pushim. /a.ke/
KOMENTE