Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend/ Berisha: I Bëj Thirrje Opozitës Të Nisim Shqyrtimin E Materialeve Të Votimit
English

Kuvend/ Berisha: I Bëj Thirrje Opozitës Të Nisim Shqyrtimin E Materialeve Të Votimit

TIRANË, 8 Korrik/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot në Kuvend miratimin nga Parlamenti Evropian të Rezolutës për Shqipërinë, e cila shpreh mbështetje për procesin e integrimit dhe liberalizimit të vizave afatshkurtëra për shqiptarët. "Kjo rezolutë i kushtoi Kosovës dhe Shqipërisë vëmendjen më të madhe dhe shqiptarët kanë qenë të pranishëm më shumë se kurrë në Parlamentin Evropian", tha Berisha duke falenderuar europarlamentarët. Ai garantoi se qeveria shqiptare mbetet e vendosur të ndërmarrë cdo reformë, të zbatojë çdo ligj dhe vendim që integrimi i vendit në BE të jetë i merituar dhe i pandalshëm. "Parlamenti Europian kërkon hetimin e materialeve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe përcakton këtë objekt hetimi të komisionit parlamentar si dhe përmend amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. I bëj thirrje opozitës që të nisim bashkë sa më parë shqyrtimin e materialeve të votimit. Kjo maxhorancë është e gatshme të konkretizojë në frymë dhe në gërmë Rezolutën e PE-së në interesin më të madh të shndërrimit në realitet të ëndrrës europiane të shqiptarëve", u shpreh kryeministri Berisha në Kuvend. Ai gjithashtu shprehu gadishmërinë e maxhorancës që çdo propozim me 3/5 t'ia ofrojë opozitës. "Çdo propozim me 3/5 do të jetë i juaji dhe një dorë e shtrirë nuk refuzohet. Ndaj le t'i kthehemi traditës së bashkëpunimit, në interesin tuaj më të mirë", tha kryeministri duke iu drejtuar deputetëve të opozitës në sallën e Kuvendit. /a.s//n.m/
KOMENTE