Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Përfundon Në Jerusalem Marshimi Për Ushtarin Gilad Shalit
English

Lindje E Mesme - Përfundon Në Jerusalem Marshimi Për Ushtarin Gilad Shalit

JERUSALEM, 8 korrik /ATSH-ANSA/ - Marshimi i solidaritetit për ushtarin Gilad Shalit, i cili prej katër vjetësh mbahet i burgosur nga Hamasi në Gaza, që nisi 12 ditë më parë nga i ati dhe e nëna e ushtarit, Noam dhe Aviva, përfundoi pasditen e sotme në Jerusalem, së bashku me një turmë mbështetësish që radio publike izraelite i numëroi si "dhjetëmijë njerëz", ndër të cilët personalitete politike dhe publike. Në mbrëmje është parashikuar një tubim i madh në Parkun e Pavarësisë dhe para rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanjahu. Janë parashikuar gjithashtu edhe shumë fjalime, të gjitha për t'i bërë thirrje qeverisë që të arrijë në një marrëveshje me Hamasin për të arritur në lirimin e ushtarit të ri. /e.v/
KOMENTE