Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalohet shtetasi, zhdoganonte një mjet të vjedhur në Afrikën e Jugut në 1988
English

Ndalohet shtetasi, zhdoganonte një mjet të vjedhur në Afrikën e Jugut në 1988

Durrës, 8 korrik, NOA – Donte të zhdoganonte një mjet të vjedhur por arrestohet në flagrancë në portin e Durrësit.

Policia kufitare e qytetit bregdetar ndaloi dje dhe nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 40 vjeçarit me iniciale S.A., nga fshati Valikardhë, i komunës së Zerqanit në Bulqizë.

Sipas policisë së Durrësit, procedimi ndaj 40 vjeçarit nisi dje rreth orës 13.00, pasi ai ishte paraqitur në sportelin e dhënies së lejeve provizore të qarkullimit të Portit të Durrësit, me praktiken e zhdoganimit të mjetit kamion Fiat OM me targa MN240593, me qëllim marrjen e lejes provizore të qarkullimit për këtë mjet.

Nga verifikimi i bazës së të dhënave nga punonjësit e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, rezultoi se kamioni Fiat ishte vjedhur në 29 janar të vitit 1988 në Afrikën e Jugut.

Policia kufitare sekuestroi mjetin dhe dokumentacionin e tij dhe po ndjek penalisht të për veprën e trafikimit të mjeteve motorike.

mit/NOA
KOMENTE