Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria, Mbeshtetje Investitoreve Te Projektit Turistik Gose Island Ne Kavaje
English

Qeveria, Mbeshtetje Investitoreve Te Projektit Turistik "Gose Island" Ne Kavaje

E -Kryeministri Berisha takon grupin e përfaqësuesve të investitorëve të projektit të madh të turizmit "Gose Island"- TIRANE, 8 Korrik/ATSH/. - Kryeministri Berisha siguroi mbështetjen e qeverisë grupit të përfaqësuesve të investitorëve të projektit të madh të turizmit "Gose Island", që pritet të ndërtohet në komunën Gosë të rrethit të Kavajës, të kryesuar nga Mike Wilson në një takim sot në kryeministri. Sipas Zyres se Shtypit te Kryeministrise, grupi i madh i investitorëve, që operojnë në fusha të zhvillimit të biznesit ndërkombëtar, si në kontraktimin e pasurive të paluajtshme, hotelerisë, arkitekturës ambjentale dhe planifikimit urban, inxhinierisë civile detare dhe bankave e tregjeve financiare, gjendet në një vizitë në Tiranë për të prezantuar projektin për një resort turistik me energji të riciklueshme, që pritet të ketë impakte të mëdha ekonomike dhe në punësim për të gjithë rajonin. Destinacioni i ri turistik do të krijohet duke u mbështetur në ekspertizën ndërkombëtare dhe së fundmi, të resortit të "Cape Verde". Në këtë projekt do të angazhohen partnerë prestigjiozë ndërkombëtarë si Extreme Hotels, Capita Lovejoy, European Golf Design, Metro Urbe, Real Estate Capital Group etj. Kryeministri Berisha falënderoi pjesëmarrësit për prezantimin e një projekti të tillë ambicioz dhe siguroi investitorët për mbështetjen e qeverisë. /a.ke/
KOMENTE