Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezoluta e mohuar
English

Rezoluta e mohuar

Është një rezolutë e mohuar sot e 5 vjet për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Është një rezolutë që për Shqipërinë dhe për shqiptarët është shtyrë dy herë. Është një rezolutë që vjen edhe pas Bosnjës. Prandaj opozita shqiptare e përshëndet, se është më mirë vonë se sa kurrë. Por ju që duartrokisni dhe unë që flas duhet ti bëjmë pyetjen vetes: Pse vendi ynë në 5 vjet pa rezolutë?!

Nga Gramoz Ruçi

Kryetar i Grupit Parlamentar të PS

Kryetarja e Parlamentit njoftoi parlamentin dhe publikun shqiptar se u miratua një rezolutë në PE për liberalizimin e vizave për shqiptarët. Këtu ishte mashtrimi parë. Kryeministri u tregua pak më i përmbajtur. E pra ta marrim vesh ne si parlamentarë dhe të gjithë shqiptarët, që kjo nuk është një rezolutë për liberalizimin e vizave, por është një rezolutë për integrimin europian të Shqipërisë.

Është një rezolutë e mohuar sot e 5 vjet për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Është një rezolutë që për Shqipërinë dhe për shqiptarët është shtyrë dy herë. Është një rezolutë që vjen edhe pas Bosnjës. Prandaj opozita shqiptare e përshëndet, se është më mirë vonë se sa kurrë. Por ju që duartrokisni dhe unë që flas duhet ti bëjmë pyetjen vetes: Pse vendi ynë në 5 vjet pa rezolutë?! Pse vendit tonë i është shtyrë dy herë votimi i rezolutës?! Pse vendit tonë e miratojnë pas Bosnjës?! Ky ishte problemi i parë që doja të trajtoja.

Së dyti. Për vizat, është vjeshta kur do të shqyrtohen nga PE, dhe gjatë verës do vijnë ekspertët përkatës, pra në këto dy muaj, dhe do të bëjnë propozimin. Po sigurisht për vizat kërkohet të privatizohet, të monopolizohet për mazhorancën, më lejoni që t’ju them se rezoluta e miratuar sot për këtë çështje citon, mirëpret mbështetjen politike ndërpartiake.

Kjo është përmbajtja që ka rezoluta për liberalizimin e vizave e për mbështetjen ndërpartiake, jo të mazhorancës pro, dhe të opozitës kundër.

Së treti më lejoni zoti Berisha t’ju them që, është hera e parë që PE citon se qeveria dhe opozita duhet të kuptojnë domosdoshmërinë e kalimit të krizës, si një kërkesë e domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në BE, fjalë për fjalë: domosdoshmërinë e kalimit të krizës politike. E ulur në një dokument të miratuar ashtu sikurse e cituat ju.

Kjo rezolutë thotë, është përgjegjësia e qeverisë dhe e opozitës, që të gjejnë një zgjidhje konkrete për zgjidhjen e kësaj krize.

Kemi 12 muaj që në parlament dhe jashtë tij kërkojmë një komision hetimor për zgjedhjet. Po të duhesh rezoluta e Parlamentit Europian që të citojë siç thotë ajo:

1- domosdoshmërinë e ngritjes të komisionit hetimor

2- përbërjen e komisionit hetimore me shumicë nga opozita, e thotë rezoluta

3- drejtimin e komisionit hetimor nga opozita, e kërkon rezoluta

4- objektin e komisionit hetimor, që ne kemi 12 muaj që e kërkojmë, e kërkon rezoluta.

5- kohën e cila duhet të përfundojë, dhe t’ju paraprirë ndryshimeve dhe reformës në kodin elektoral, e kërkon rezoluta.

E pra humbëm 12 muaj kohë, vetëm për këtë fjali, vetëm për këtë dakortësi. Vetëm për domosdoshmërinë e hetimit të zgjedhjeve, vetëm që përbërja të jetë me shumicë nga opozita, drejtimi të jetë nga opozita dhe objekti i kërkuar nga opozita dhe me një kosto më të shpejtë që të prijmë reformën elektorale.

Pra, ja pse zotërinj të mazhorancës, është koha që atë që pohuat sot, të ulemi, ne jua kemi bërë apel 12 muaj rrjesht, të ulemi, të ulemi, të ulemi. Dhe ne jemi ulur, jemi ulur në këtë sallë, kemi marrë nismat tona politike, kemi marrë nismat tona ligjore, të cilat ju i kemi hedhur poshtë. Megjithatë më mirë vonë sesa kurrë. Ja ku jemi, ne këtu do jemi. Le të kuptojmë një gjë, që rezoluta është tërë detyra shtëpie për ne shqiptarët, për institucionet e këtij vendi. Qoftë edhe për uzurpimin e institucioneve, qoftë edhe për atë që trajtuat ju, për një demokraci funksionale, qoftë edhe për atë që trajtuat ju për funksionimin e ekonomisë së tregut, ku flitet jo pak, por goxha për korrupsionin. Qoftë edhe për atë që ju e quani arritjen e shekullit, për kriminalitetin, ku rezoluta është tepër e shqetësuar. Ku jo gjatë, por para gjysëm ore, në mes të Tiranës, vritet një qytetar. Nuk e di se kë po dëgjoj të flasë, por shpresoj të mos jetë Ministri i Brendshëm që thotë u vra një kriminel 25 vjeçar. Z.ministër, unë nuk e di se kush është vrarë, por për mua vrasja ka vetëm një emër, ka krim. Pavarësisht se ç’moshë ka, ç’profesion ka. Në rast se ka qenë kriminel vendin e ka në burg, ta kapje, ta fusje në burg.

E pra kërkon rezoluta që të fitohet beteja edhe me korrupsionin edhe me mos kapjen e shtetit, me mos kapjen e institucioneve, edhe me luftën kundër krimit. Një vajzë e vogël humb, ka sot e dy muaj dhe kur opozita kërkon interpelancë me Ministrin e Brendshëm, përgjigjja e ministrit është: Nuk vij në interpelancë sepse mbron sekretin e tij. Kush i kërkon ministrit të nxjerrë sekretet e tij? Askush, as opozita dhe as deputeti përkatës që ka folur për rastin në fjalë. Por parlamenti shqiptarë dhe publiku shqiptarë duhet të dijë se ç’bëhet me trafikun e qenieve njerëzor në Shqipëri. Që një vajzë në mes të ditës humbet, e sot e dy muaj ne nuk dimë gjë, e ministri mban sekretet e tij. E si ka mundësi të fitohet kjo luftë kur në këtë vend ka një vit, në një skaj sa fillon fushata elektorale, vritet një deputet dhe kjo qeveri hesht. Duke mashtruar që hë sot e hë nesër, duke kaluar kalatat Greke, për të fshehur dorën kriminale dhe motivet e krimit. Nga krahun tjetër një vajzë e vogël në majë të malit, në Zapod të Kukësit humb, e ministri thotë përbën sekret hetimi. Ja pse rezoluta kërkon që ne si parlamentar, ne si institucione, ne si shqiptarë edhe në këtë rezolutë kemi detyra shtëpie.

Që fillon me funksionimin e demokracisë, vazhdon me pavarësinë e organeve kushtetuese të këtij vendi, që nga dita në ditë po kërkohet uzurpimi i tyre. Vazhdon me fenomenet e korrupsionit galopant, me dorën e kriminalitetit, me lirinë e medias e me të tjera e të tjera.

Pra opozita shqiptare është duke filluar që nga funksionimi i demokracisë, që fillon me hetimin e zgjedhjeve, le të ulemi bashkërisht t’i zgjidhim këto.

KOMENTE