Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruçi, replikë Berishës: Rezoluta është për integrimin dhe jo vizat, domosdoshmëri hetimi i zgjedhjeve
English

Ruçi, replikë Berishës: Rezoluta është për integrimin dhe jo vizat, domosdoshmëri hetimi i zgjedhjeve

Tiranë, 8 korrik, NOA – I menjëhershëm pas fjalës së kryeministrit Sali Berisha në kuvend ishte edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili i tha Berishës se rezoluta e PE-së, është për integrimin dhe jo për heqjen e vizave afatshkurtra, të cilat do të diskutohen në vjeshtë.

Gramoz Ruçi tha se rezoluta e PE-së është shtyrë dy herë.

“PE, nënvizon se është e domosdoshme kalimi i krizës politike dhe se zgjidhja e saj është përgjegjësi e mazhorancës dhe opozitës”, deklaroi nga foltorja kreu i grupit të PS-së, Ruçi.

Z. Ruçi evidentoi se PE, artikulon për herë të parë se qeveria dhe opozita duhet të kuptojnë domosdoshmërinë e kalimit të krizës, në interes të integrimit të vendit, ndaj sipas Ruçit rezoluta i ka dhënë detyra shtëpie të gjitha institucioneve të vendit.

Sipas Ruçit rezoluta kërkon në mënyrë të menjëhershme të hetohen zgjedhjet dhe që ky komision të drejtohet nga PS dhe të ketë një mazhorancë të deputetëve të PS-së.

Kreu i Grupit të PS-së e përmbylli me një proverb të njohur replikën e tij në kuvend.

"Megjithatë, nwnvizoi Ruçi pas radhitjes së detyrave të vëna nga rezoluta e PE-së, "Më mirë vonë se kurrë, këtu do jemi", përfundoi Gramoz Ruçi.

Replika e Gramoz Ruçit ndaj fjalës së kryeministrit Berisha u vlerësua edhe nga ky i fundit.

mit/NOA

{youtube}Bk8mQpIn9mA{/youtube}

KOMENTE