English

Sport-Soft News/ Nasa, Jabulani Një Top Pa Kualitet

TIRANË, 8 Korrik/ ATSH / -"Jabulani", topi i Botërorit "Afrika e Jugut 2010", i prodhuar nga firma e njohur sportive "Adidas", përveç lojtarëve të ndryshëm të Kupës së Botës, ka gjetur kontestime edhe nga NASA. NASA thotë se "në shpejtësinë prej 70 km në orë, Jabulani e humb drejtpeshimin dhe se "çmendet" në fluturim". Jabulani është kritikuar nga shumica e lojtarëve dhe e trajnerëve në këtë botëror, por më të zëshëm kanë qenë Cristiano Ronaldo dhe Fabio Capelo. Mendimin e tyre në lidhje me Jabulanin e ka dhënë edhe ish-lojtari i Anglisë, Craig Johnson, i cili i ka dërguar një letër prej 12 faqesh presidentit të FIFA-s Sepp Blatter, ku është munduar t'i sqaroje se Jabulani do të "shkatërrojë lojën, siç e dimë ne të gjithë"./gj.m//a.ke/
KOMENTE