English

Të shtëna armësh në sheshin “Avni Rustemi”, një i vrarë (VIDEO)

Tiranë, 8 korrik, NOA – Një person është qëlluar sot për vdekje pak minuta më parë me armë zjarri në mes të Tiranës, në sheshin pranë “Ushtarit të Panjohur”.

Burime nga policia thanë për agjencinë NOA se dy persona me motorr kanë qëlluar mbi drejtuesin e automjetit me targa Tr 0626 s, nje "Benz" luksoz qe ju e dalloni ne foto.

Policia, e cila ka rrethuar vendngjarjen, ende nuk jep të dhëna mbi rrethanat, që çuan në vrasjen e viktimës, identiteti i të cilit eshtë Franc Konomi, raporton bashkepunetori i agjencise NOA.

Autorët e vrasjes sipas policisë janë larguar menjëherë me motor.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për arrestimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes. Vijon.....

mit/NOA

{youtube}2nVcvLNZzkw{/youtube}

KOMENTE