Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, Arrestohen Tre Persona, Njëri Nga Të Cilët Për Trafik Qeniesh Njerëzore
English

Vlorë, Arrestohen Tre Persona, Njëri Nga Të Cilët Për Trafik Qeniesh Njerëzore

VLORË, 8 Korrik/ATSH-H.Koçi/.-Policia e Vlorës arrestoi sot pasdite tre persona, banorë të këtij qyteti, njeri prej të cilëve për llogari të prokurorisë së Gjirokastrës, i akuzuar për trafik të qenieve njerëzore. Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, Ylli Metko, bëri të ditur për ATSH-në se 43 vjeçari Vullnet Sinaj u kap me një armë automatike, gjatë kohës që ishte i shoqëruar me 23 vjeçarin Lulëzim Shkurtaj, person i shpallur në kërkim për shkak se gjykata e shkallës së parë në Gjirokastër, kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest në burg", me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore. Bashkë me dy personat e mësipërm, u arrestua edhe vëllai i Shkurtajt, 31 vjeçari Elidon Shkurtaj, të cilit ju bllokua një armë pistoletë, që tentoi ta përdorte në çastin që policia po e prangoste./s.s./
KOMENTE