English

Vlore: Mot I Kthjellet, Temperaturat Ne Rritje

VLORË, 8 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Gjatë ditës së sotme, moti në gjirin detar të Vlorës parashikohet të jetë i kthjellët, me zhvillime të pakta resh dhe me temperatura që do të shënojnë rritje të mëtejshme krahasuar me një ditë më parë. Kjo do të shoqërohet edhe me kushte të favorshme për lundrim për të gjitha mjetet, ndërkohë që drejtimi i erës nuk do të ndryshojë. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Veri-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 32-34 gradë celsius dhe ato minimale në 20-22 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi do të lundrojnë sot drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE