Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasje në mes të Tiranës, ekzekutohet Franc Konomi (VIDEO)
English

Vrasje në mes të Tiranës, ekzekutohet Franc Konomi (VIDEO)

Tiranë, 8 Korrik 2010 NOA – Vrasje në mes të Tiranës, ekzekutohet Franc Konomi, një person i njohur për Policinë.

Dy persona me skafandra në kokë, hipur mbi motor i janë afruar automjetit tip veturë “Benz” me targa TR 0626 S dhe i kanë bërë shenjë të ndalej. Menjëherë autorët kanë hapur zjarr në drejtim të personit që ndodhej në timon.

Konfirmohet se një prej personave që ndodhej në motor qëlloi me pistoletë në drejtim të “presë” së tyre pikërisht kur ishte duke nxjerrë makinën nga parkimi.

Viktima ka marrë plagë të rënda dhe ndonëse u dërgua me shpejtësi në Spitalin Ushtarak por kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, ndërsa ishte duke hyrë në Urgjencën spitalore.

Policia tha se viktima i ngjarjes është Franc Konomi, 46 vjeç. Më 21 dhjetor 2001, Franc Konomi ishte arrestuar nga policia e Tiranës me dyshimet per nje veper penale.

Dyshimet e para janë për larje hesapesh pasi skema e atentatit është organizim i pastër i një vrasjeje.

r.n/NOA Vijon...

{youtube}2nVcvLNZzkw{/youtube}

KOMENTE