English

Axhenda, 9 Korrik-Atsh

11.30- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, merr pjesë në Forumin "Zhvillimi Ekonomik i Qendrueshem - Paqe Sociale" në Theth, Komuna "Shalë", Dukagjin. Ora 10:00 - Në Hotel 'Grand' mblidhet bordi i KASH për përfshirjen në projektet IPA Ora 10.00 - Në Hotel 'Tirana International' zhvillohet ceremonia e mbylljes se projektit te binjakezimit te financuar nga BE "Zhvillimi i Kontrollit te Brendshem Financiar Publik (PIFC II). Ora 10.00-Në zyrat e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, mban nje konference per shtyp lidhur me regjistrin elektronik te pacienteve. Ora 11.00-Ministri i i Shendetesise, Petrit Vasili, dhe drejtori i QSUT-se, Ilir Dashi marrin pjese ne ceremonine e dhenies se emrit te spitalit te neurologjise. Ora 18.00- Dhoma Amerikane, ne bashkepunim me Ambasden Amerikane, do të organizojë festën e 4 korrikut, Pavarësisë së Amerikës, në ambientet e Shkollës 'Uillson' tek Kodrat e Liqenit Artificial. KOSOVË Ora 11:10 - Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, mban fjalim në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ora 12:00 - Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të takohet me qytetarë tek Teatri Kombëtar në Prishtinë.
KOMENTE