Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha , Renea, Shkolla E Përgatitjes Elitare Të Policisë Së Shtetit Në Të Gjithë Vendin
English

Basha , Renea, Shkolla E Përgatitjes Elitare Të Policisë Së Shtetit Në Të Gjithë Vendin

TIRANË, 9 Korrik /ATSH- Mira Shkurta/.- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, vlerësoi sot performancën dhe aftësitë profesionale të forcave operacionale speciale "RENEA, në shumë prej aksioneve të Policisë së Shtetit, si dhe në përballimin e situatave të vështira, në rastet kur është kërkuar ndihma e këtyre efektivave. Në një prononcim për mediat në mjediset e repartit "RENEA", ku përfundoi një trajnim dyjavor i 35 efektivave të strukturës së Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ministri Basha, ndërsa e cilësoi këtë njësi, si më elitarja në Ballkan, tha ndër të tjera se ky repart do të shërbejë edhe si një shkollë e përgatitjes së oficerëve të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin. Efektivat e trajnuar demonstruan në mënyrë të improvizuar përvojën e fituar gjatë trajnimit si në rastin e pengmarrjes së një autobuzi udhëtarësh, si dhe ndërhyrjes në disa prej aksioneve speciale të policisë, të improvizuara në poligonin e qitjes së këtij reparti. "Ky demonstrim që ju patë sot, do të shërbejë në të gjithë territorin për t'i ardhur në ndihmë policisë dhe strukturave të tjera në situata të vështira, për të shumëfishuar suksesin e "RENEA-s" në të gjithë territorin e vendit", u shpreh për mediat ministri Basha. Sipas ministrit të Brendshëm, ky bashkëpunim do të vazhdojë jo vetëm në nivel operacional, por ky repart do të shërbejë edhe si shkollë e përgatitjes elitare të oficerëve të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin. Historia e RENEA-s Zanafillën e krijimit, forcat speciale të RENEA-s e kanë në vitin 1982, atëherë kur u krijua Batalioni 326, antidemonstratë, i Ministrisë së Brendshme. Elementët e përzgjedhur në atë kohë, ishin ushtarakë profesionistë dhe vinin kryesisht nga policia, nga Garda e Republikës, nga zhytësit e Marinës Luftarake, etj. Këto forca deri në vitin 1990 u impenjuan kryesisht në stadiume, ku si rezultat i problemeve sociale dhe ekonomike që po kalonte Shqipëria, ishte shtuar dhuna e tifozëve. Me arritjen e pluralizmit politik në Shqipëri, filloi rindërtimi i institucioneve të reja demokratike. Për këto arsye, në nëntor 1991, pas një procesi shumë të rreptë seleksionimi, rreth 80 operatorë nga 600 të 326-s formuan RENEA-n. Pjesa tjetër, së bashku me anëtarë të të tjerave njësi elitë, formuan FNSH (Forcat e Ndihmes se Shpejte} Reparti është i përbërë nga ndërhyrës, snajper, alpinistë, zhytës, etj. Në rolin e ndërhyrësit janë të stërvitur të gjithë efektivët e repartit. Secili prej tyre është i stërvitur në përdorimin e armëve, përfshi qitjen snajper, arte marciale, luftime në vende të mbyllura, zbritja me litar nga çatitë dhe helikopteri, teknika infiltrimi, mbrojtje e VIP-ave, transmetime dhe përgjime radio, fotografi, topografi dhe lundrim, alpinizëm dhe zhytje./s.s./
KOMENTE