Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Forca Kryesore Nxitese, Mbetet Integrimi Ne Bashkimin Europian
English

Berisha: Forca Kryesore Nxitese, Mbetet Integrimi Ne Bashkimin Europian

-Kryeministri Berisha përshëndet në ditën e parë Samitin e Dubrovnikut në Kroaci, që trajton temën "Europa Juglindore, përballja me sfidat globale"- TIRANE, 9 Korrik/ATSH/- "Cfarëdo që ka ndodhur në rajonin tonë, në vendet tona, një gjë është sigurte, forca kryesore nxitëse mbetet integrimi në BE", u shpreh kryeministri Sali Berisha në ditën e parë të Samitit të Dubrovnikut, (Kroaci), që ka nisur sot punimet me temën "Europa Juglindore, përballja me sfidat globale". Kryeministri Sali Berisha ishte një nga pjestarët në panelin kryesorë, ku u diskutua mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimit ekonomik, politik dhe social midis vendeve të rajonin me interes të përbashkët reciprok si dhe hapat dhe reformat e ndërmarra nga qeveritë e rajonin, në procesin e tyre të zhvillimit ekonomik dhe integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanin në Bashkimin Evropian. "Jam i prekur se 18 vjet më parë unë isha ulur përpara krerëve të rëndësishëm të shteteve evropiane, atë ditë, ky qytet i bukur ishte nën bombardim. Dhe unë po përdorja të gjitha leximet e mia mbi të shkuarën e tij të madhe, duke ngritur zërin për atë që po ndodhte këtu", kujtoi kryeministri Berisha. Duke shprehur kënaqësinë për këtë Samit, Berisha vlerësoi ndryshimet e mëdha që ka bërë ky rajon gjatë këtyre viteve. "Në një të shkuar jo të largët, pothuajse të ngjashme me disa rajone afrikano-lindore, tani rajoni përfshin vende anëtare të BE-së, si psh. Slovenia, Bulgaria dhe Kroacia që është në prag të anëtarësimit", u shpreh Berisha. Ndërsa përmendi se Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia është më afër në këtë proces, Kryeministri Berisha tha se "të gjithë vendet tona po punojnë shumë seriozisht për projektet tona evropiane. Vende, që tani po shikojnë si të punojmë më ngushtësisht së bashku", si dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi rajonal, miqësia, është jetësore për të ardhmen e tyre. "Cfarëdo që ka ndodhur në rajonin dhe vendet tona, një gjë është sigurte, forca kryesore nxitëse mbetet integrimi në BE. Prandaj, vendet tona po mundohen të largohen nga e shkuara e tyre. Është një moment shumë interesant për vendet tona, interesi i tyre kombëtar po bëhet identik me idealet evropiane, interesin evropian", tha Berisha. Kreu i Qeverisë përshëndeti marrëveshjen që nënshkruan qeveritë e Slovenisë dhe Kroacisë dhe përgëzoi kombin slloven për rezultatin e arritur në referendum. "Çdo sinjal i gabuar në Bruksel, dëmton të gjithë rajonin. Vendet e tjera po zgjidhin problemet e tyre", u shpreh ai. Më tej, kryeministri Berisha duke përshendetur progresin që Kosova dhe Maqedonia bënë me kufijtë e tyre, duke zgjidhur problemin në një rrugë shumë të civilizuar, tha se "ne duhet të biem dakord të gjithë që të ruajmë kufijtë aktual. Ka ende konflikte për kufijtë, por, kjo është shumë anti-produktive dhe e rrezikshme. Vendet perëndimore kanë bërë investime të jashtëzakonshme në këtë rajon dhe ruajta e kufijve aktuale është në interesin evropian, idealeve evropiane, por edhe në interesin e vendeve tona". Në këtë kontekst, Berisha u shpreh "Jam kryeministri i Shqipërisë, një komb që jeton në tre shtete të tjera. Por sido që të jetë, ky është një vazhdim gjeografik dhe etnik. Askush nuk është një enklave. Por unë e them me zë të lartë, se ruajtja e kufijve aktual është në interes të shqiptarëve. Për Shqipërinë është shume e rëndësishme që të bëjë që idealet tona të prevalojnë. Kështu mendoj që ruajtja e kufijve aktualë ka një rëndësi thelbësore". Duke cmuar se puna për një bashkëpunim rajonal është jetësor për rajonin, kreu i Qeverisë tha se "megjithëse ekziston një vullnet i fuqishëm, ai nuk është në nivelin e duhur. Ne tani po luftojmë sëbashku krimin e organizuar, por ne duhet të bashkojmë të gjitha mjetet tona". Kryeministri Berisha çmoi nevojën e bashkëpunimit rajonal në infrastrukture, duke u shprehur se "megjithëse, Bashkimi Evropian ka bërë investime të shumta, investime të tjera në infrastrukturë në rajonin tonë do të ishin shumë të rëndësishme". Kryeministri Berisha u ndal tek rezultatet që ka arritur Shqipëria përballë krizës ekonomike botërore. "Vendi im ia doli të përballet më mirë me këtë krizë. Ne regjistruam një rritje prej 8% në 2008, 3,5 % vitin e kaluar, dhe përsëri kemi një rritje. Dua të ndaj me ju disa momente të saj. Unë besoj se arsyet më të mëdha pse ekonomia jonë e vogël mbijetoi është, sepse kjo krizë e gjeti vendin tonë me një barrë të ulët fiskale. Unë besoj se ishte një element i rëndësishëm që e ndihmoi ekonominë tonë t'ja dilte më mire", tha Ai. Duke u ndalur tek shprehja e Ronald Reganit se "qeveria është problemi", Berisha tha "në shumë aspekte qeveria mund të jetë një problem. Por, unë mendoj se problemi më i madh janë paratë. Për këtë, ne na nevojiten më shumë para për investime dhe privatet. Ne po investojmë fuqishëm në infrastrukturë 10 % të GDP-së. Qëllimi ynë nuk është që të bazohemi më shumë tek konsumi, por më shumë tek investimet". Duke cilësuar faktin se në Shqipëri ka administratë të vogël, Berisha shtoi se "tani kemi një situatë të çuditshme. Një ekonomi reale përpiqet të ngjitet serish në një sistem bankar shumë të ngurtë. Euro ka filluar të kthehet sërish në Shpatën e Demokleut për ekonominë tonë të eurozuar. Kjo është e vërteta". "Ju kërkoj që të hidhni një sy nga vendet tona. Ne jemi jashtë Eurozonës, por jemi një vend i eurozuar. Banka Evropiane për Investime, BERZH-i po adoptojnë politika më agresive, por ende kur shoh sistemin tonë bankar në një situatë ende të ngurtë, kuptoj se më shumë ndërhyrje tek euro, do të ishin të një rëndësie jetike për të na ndihmuar ne të parandalojmë një situatë të vështirë dhe serioze në të ardhmen. Në Samitin e Dubrovnikut (Kroaci), marrin pjesë kryeministrat e Krocisë Jodranka Kosor, i Francës Francois Fillon, i Polonisë Danald Tusk, i Sllovenisë Borut Pahor, i Bullgarisë Boyko Borisov, i Malit të Zi Milo Gjukanovic, i Bosnje Hercegovinës Nikola Spiric, i Kosovës Hashim Thaçi si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian./n.m/
KOMENTE