Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Botëror-Soft News/ Oktapodi Paul Zgjedh Spanjën Si Kampione Bote
English

Botëror-Soft News/ Oktapodi Paul Zgjedh Spanjën Si Kampione Bote

TIRANË, 9 Korrik/ ATSH-Gjergji Mima/.- I kthyer në një fenomen të Kampionatit Botëror të Futbollit, oktapodi Paul ka bërë sot zgjedhjen e tij për ndeshjen finale dhe rezultati është: Spanja Kampione e Botës 2010. Ashtu si për ndeshjet e tjera, për të cilat parashikimet kanë qënë totalisht të sakta, tentakulat e oktapodit Paul zgjodhën mes kutive me flamurin holandez dhe spanjoll, këtë të fundit. Pas parashikimit të papagallit Mani, tani spanjollët kanë një arsye të fortë për të festuar, pasi oktapodi Paul është më i saktë. Përpara se të zgjidhte Spanjën, kafshës nënujore i janë vënë përpara dy kuti të tjera, ku zgjodhi atë me flamurin e Gjermanisë, si fituese të ndeshjes për vendin e tretë dhe të katërt kundër Uruguajit, të shtunën. Ndërkohë në garën e parashikuesve të Botërorit 2010 është futur edhe papagalli Mani, që ndodhet në Singapor. Mani hyn në garë me oktapodin Paul, tashmë shumë popullor, pasi ka parashikuar me shumë saktësi të gjitha ndeshjet e Gjermanisë në këtë botëror. Ashtu si Paul, edhe papagallit Mani i vihen përpara dy letra me flamujt e skuadrave që do të ndeshen. Por nga Mani vjen një lajm jo i mirë për spanjollët, që i besojnë këtyre parashikimeve. Papagalli ka zgjedhur Holandën, si fituese në finalen e Kupës së Botës. Pronari i papagallit, 80-vjeçari Muniyappan, thotë se Mani u ka ardhur në ndihmë shumë bastexhinjve ose disa të tjerëve, që kanë si problem kohën se kur duhet të martohen./s.s./
KOMENTE