Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermanët: Oktapodi Paul në tavë! Zapatero: Do ta mbroj unë
English

Gjermanët: Oktapodi Paul në tavë! Zapatero: Do ta mbroj unë

Madrid, 9 Korrik, NOA – Në vend të zihen dhe të marrin inat për lojën apo detaje rreth saj, skuadrat e Botërorit kanë nisur t’i kundërvihen njëra-tjetrës për Oktapodin orakull me emrin Paul, i cili nuk ka gabuar asnjëherë në parashikimet e tij mbi fatin e ndeshjeve të Gjermanisë në këtë kampionat botëror.

E kështu, ndërsa shumica e gjermanëve janë për pjekjen në tavë të oktapodit që sipas tyre i bëri të bien viktimë në ndeshjen me Spanjën, vetë kryeministri i Spanjës, Jose Luis Zapatero, ka lëshuar sinjalet e ndihmës ndaj krijesës së jashtëzakonshme.

“Jam i shqetësuar për oktapodin dhe mendoj të dërgoj një skuadër për ta mbrojtur pasi ka qënë vërtet spektakolar në këtë botëror”, ka pohuar Zapatero.

Madje ka arritur deri aty sa të fusë si ndërhyrëse ministren spanjolle të Peshkimit, Elena Espinosa, në Komisionin Evropian për të hartuar një rezolutë që ndalon gatimin e Oktapodit Paul nga gjermanët.

Shqetësimet për fatin e oktapodit nga ekzekutivi spanjoll nisën që dje kur ministri i Industrisë, Miguel Sebastian tha se shpresonte që të dilte parashikimi i tij por shtoi se nëse Paul do të ishte në rrezik, ishte gati ta transferonte në Spanjë.

Ndërkaq, sot është dita kur Paul ka sfidën për të përcaktuar se kush do ta fitojë sfidën për vendin e tretë dhe njëkohësisht medaljen e bronxit në këtë Botëror, Gjermania apo Uruguaji.

Dhe nëse ai i zhgënjen sërish gjermanët, atëherë po, që situata e tij ka për të qenë në fije të perit, vetëm një hap larg tavës apo zgarës...

n.e/NOA

{youtube}mrT9vNVNMe0{/youtube}

KOMENTE