English

Kosove - Bler: Bashkimi Evropian Eshte E Ardhmja Juaj

PRISHTINË, 9 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- "Bashkimi Evropina është e ardhmja juaj", tha ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës para deputetëve dhe udhëheqëve më të lartë të shtetit, duke dhënë mesazhin për angazhimet në përmbushjen e kritereve drejt integrimeve. "Evropa do t'ju shoqërojë nëpër angazhimet tuaja", shtoi ai. "Rezoluta e djeshme e Parlamentit Evopian për Kosovën, sidomos referenca që ka të bëjë me liberalizimin e vizave, tregon se çfarë përkrahje të madhe gëzon Kosova në Evropë", theksoi Bler. Ai porositi kosovarët që për përshpejtimin e progresit drejt Evropës, në mënyrën më të mirë duhen ndërtuar institucionet e ligji, duhet hapur dhe forcuar ekonomia. "Evropa tashmë derën e ka hapur për ju, mirëpo ju jeni ata që duhet të hyni brenda. Evropa është destinacioni juaj dhe ju e keni në dorë. Prandaj përmbusheni këtë destinacion dhe hyni në Bashkimin Evropian", u shpreh Bler. Bler është shprehur optimist se "një ditë Kosova do të jetë në BE, si një shtet krenar". /a.ke/
KOMENTE