Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Hyseni Ne Takimin E Kartes Se Adriatikut
English

Kosove - Hyseni Ne Takimin E Kartes Se Adriatikut

PRISHTINË, 9 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni po merr pjesë sot në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut, në cilësinë e vëzhguesit. Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës merr pjesë në një takim të Kartës së Adriatikut. Ministri Hyseni falënderoi ministrin e Jashtëm të Kroacisë për ftesën, ndërsa foli për perspektivën veri-atlantike të Republikës së Kosovës. Ai gjithashtu shprehu qëllimin e Kosovës për të qenë anëtare me te drejta te plota e Kartës së Adriatikut, njofton Ministria e Jashtme kosovare. Karta e Adriatikut është një asociacion i Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila u nënshkrua në Uashington (SHBA) më 2003 dhe ka si qëllim ndihma për vendet e këtij rajoni në rrugën për anëtarësim në NATO. Në vitin 2008, dy anëtarë të rinj, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina i janë bashkuar Kartës. Kryesimin e radhës e ka Republika e Maqedonisë. /a.ke/
KOMENTE