Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove: Kryeministri Thaci Ne Samitin E Dubrovnikut
English

Kosove: Kryeministri Thaci Ne Samitin E Dubrovnikut

T PRISHTINË, 9 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u nis sot drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të liderëve të Evropës dhe Amerikës Veriore "Samiti i Kroacisë 2010". Në këtë Samit, kryeministri Thaçi do të paraqesë vizionin dhe angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e të gjitha kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Vemendje e veçantë do t'i kushtohet plotësimit te pyetësorit për Marrëveshje Tregtare me BE-në dhe përgatitjet e institucioneve kosovare për pranimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Sipas zyrës së kryeministrit kosovar, në këtë Samit, ku marrin pjesë kryeministra të vendeve të rajonit dhe ministra e zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, Thaçi do të marre pjesë në diskutimin e çështjeve që ndërlidhen me zhvillimet pas krizës ekonomike globale. Samiti pritet të diskutojë edhe çështjet e sigurisë globale dhe relacionet transatlantike, me theks të veçantë, integrimin e vendeve të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi rajonal dhe vizioni për Evropën Jug-Lindore është tema tjetër e samitit, ku do të marre pjesë aktivisht edhe delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Diskutimi në këtë temë do të afirmojë reformat e brendshme në vendet e Evropës Jug-Lindore dhe procesin e integrimit të tyre ne Bashkimin Evropian. /a.ke/
KOMENTE