Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha Në Kroaci, Në Samitin E Dubrovnikut Europa Juglindore, Përballja Me Sfidat Globale
English

Kryeministri Berisha Në Kroaci, Në Samitin E Dubrovnikut "Europa Juglindore, Përballja Me Sfidat Globale"

TIRANE, 9 Korrik/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha u nis sot në Kroaci për të marrë pjesë në samitin e Dubrovnikut, që trajton temën "Europa Juglindore, përballja me sfidat globale", që zhvillohet në datat 9-10 korrik 2010. Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se në samit marrin pjesë kryeministrat e Krocisë, Jodranka Kosor, i Italisë, Silvio Berluskoni, i Francës, Francois Fillon, i Polonisë, Danald Tusk, i Sllovenisë, Borut Pahor, i Bullgarisë, Boyko Borisov, i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, i Bosnje Hercegovinës, Nikola Spiric, i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian. Kryeministri Berisha do të jetë një nga folësit në sesionin e ditës së shtunë, ku do të trajtohet qeverisja ekonomike, bota pas krizës më të rëndë financiare dhe ecja drejt ekonomive të zhvilluara. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha do të përqendrohet në zhvillimet ekonomike në vend, arritjet dhe përballimi i pasojave të krizës botërore. Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, Kryeministri Berisha do të ketë takime dypalëshe me homologë të tij, pjesëmarrës në samit. Pjesë e delegacionit shqiptar është edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, i cili do të marrë pjesë edhe në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut. /s.s./
KOMENTE