English

Lushnje: Vritet Me Armë Zjarri Një 29 Vjeçar

LUSHNJË, 9 Korrik /ATSH -Rr.Isufaj/ - Një 29 vjeçar nga qyteti i Lushnjes është vrarë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme me pistoletë me silenciator. Viktima është qëlluar me tre plumba në hyrje të pallatit ku banonte, në lagjen "Skender Libohova". Burime zyrtare të policisë së Lushnjes thanë sot për ATSH-në se ngjarja ka ndodhur rreth orës 24.00 të mbrëmjes së kaluar, kur 2 persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar 3 herë me pistoletë me silenciator mbi shtetasin Gerti Lala, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Sipas burimeve të mësipërme, fillimisht viktima është qëlluar me thikë dhe më pas me pistoletë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./s.s./
KOMENTE