English

Portieri brazilian, theri shoqen e tij dhe e hodhi ta hanin qentë

Nje ngjarje shokuese ka ndodhur ne Brazil. Portieri 25 vjecar i Flamenco-s, Bruno Fernandes, akuzohet se ka therur te dashuren e tij dhe me pas e ka hedhur ne plehra ku jane versulur qente dhe e kane ngrene.

Ngjarja ka tmerruar opinionin publik ne Brazil, raporton Newsit. Vete i dyshuari, Bruno Fernandes eshte arrestuar nga policia, por ai ka mohur te jete i perfshire ne krim.

Megjthate duket se nuk do t'ia hedhe sepse kusheriri i tij ka deshmuar sot per policine lokale dhe ka konfirmuar se ishte Fernandes autori i vrasjes se vajzes 25 vjecare Eliza Simounto qe ju dalloni ne foto.

Behet e ditur se vajza e re ishte rrembyer nje muaj me pare nga nje hotel ne Rio De Zhanejro.

Pak dite me vone ajo u gjet e copetuar ne nje qytet tjeter te Brazilit. Policia tha se qente kishin ngrene nje pjese te trupit te 25-vjeçares.

Kusheriri i Fernandes, ne deshmine e tij ka dhene detaje per vrasjen duke treguar se Bruno e kishte therur me thike vajzen dhe me pas e kishte flakur ne plehra.

Nderkohe, policia konfirmon se ka arrestuar edhe bashkeshorten e Bruno Fernandes, Susan Dayan si dhe disa miq te tyre, per tu hetuar lidhja e mundshme si bashkepunetore ose te implikuar ne fshehje te krimit.

r.n/NOA

KOMENTE