Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Selia blu: Organet e drejtësisë të hetojnë lidhjet e Ramës me kriminelët
English

Selia blu: Organet e drejtësisë të hetojnë lidhjet e Ramës me kriminelët

Tiranë, 9 korrik, NOA – Ndërsa ndërkombëtarët kërkojnë kompromisin e palëve për zgjidhjen e ngërçit politik në ven, selia blu ashpërson tonet ndaj kryesocialistit Edi Rama, duke i kërkuar organeve të drejtësisë të hetojnë lidhjet e tij me botën e krimit.

Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli i është referuar në këtë kontekst mediave vizive dhe atyre të shkruara duke deklaruar se “ka dy ditë që mediat elektronike dhe të shkruara paraqitën pamjen e një depoje armatimi të mbushur me armë të të gjitha llojeve dhe sasi të mëdha eksplozivi, si dhe flamuj të Partisë Socialiste, postera të mitingjeve të fundit dhe portrete të Edi Ramës”.

Duke bërë këtë lidhje, Mëhilli nënvizoi se depoja i përkiste një trafikanti armësh dhe banditi në kërkim, Arben Simoni, një nga eksponentët kryesorë në protestat e Partisë Socialiste.

“Edvin Rama heshti si fije bari para kësaj ngjarje dhe me sa duket lidhjet e ngushta të tij me trafikantin, tregojnë se Rama me siguri ndan me të të ardhurat e këtij trafiku kriminal”, deklaroi Mëhilli.

Duke evidentuar arrestimin tri javë më parë të njërit prej eksponentëve të mitingjeve të Ramës, anëtar i bandës së Zani Çaushit, Mëhilli theksoi se “PD denoncon heshtjen e zotit Rama për veprat e bashkëpunëtorëve të tij, si dëshmi e implikimit direkt të Ramës në veprimtarinë e tyre kriminale si dhe i kërkon organeve kompetente të hetojnë lidhjet e zotit Rama me këta kriminelë”.

mit/NOA

KOMENTE