Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA dëbon me avion drejt Moskës 10 agjentët rusë
English

SHBA dëbon me avion drejt Moskës 10 agjentët rusë

Nju Jork, 9 Korrik, NOA – Të dëbohen 10 agjentët rusë, të cilët u kapën si të infiltruar në jetën amerikane. Ky ka qenë vendimi i marrë dje nga gjykata e Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara, duke marrë në shqyrtim çështjen e 10 agjentëve rusë të kapur javën e kaluar.

Madje u vendos direkt që të arrestuarit në SHBA, të nisen për në Rusi me një avion të porositur nga qeveria amerikane, i cili do të niset nga Nju Jorku në drejtim të Moskës, i cili do të kalojë tranzit në Vjenë.

Nga ana e tyre, dhjetë agjentët rusë e pranuan akuzën e spiunazhit për Rusinë dhe menjëherë pas kësaj, gjykata e Nju Jorkut kishte urdhëruar dëbimin e tyre të menjëhershëm.

Në këmbim, presidenti rus Dmitri Medvedev u fali dënimin katër personave të akuzuar për veprimtari spiunazhi për llogari të Perëndimit.

E pikërisht, lajmi në Nju Jork se agjentët tashmë janë larguar me avion drejt Moskës, u bë pas shpalljes se presidenti Dmitri Medvedev, i ka amnistuar katër të burgosur, që mbaheshin për dyshime se kishin kontakte me agjencinë perëndimore të inteligjencës, CIA. Ky shkëmbimi i spiunëve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, vlerësohet se është më i madhi prej Luftës së Ftohtë.

n.e/NOA

KOMENTE