English

Shba: Shkëmbimi I Agjentëve Sekret Me Rusinë U Realizua Me Sukses

UASHINGTON, 9 korrik /ATSH-AFP/ - Shkëmbimi i agjentëve sekret mes SHBA-së dhe Rusisë u arrit sot në Vjenë, Austri, deklaroi sot Departamenti amerikan i Drejtësisë, ku konfirmoi se Moska kishte liruar katër të dënuar në këmbim të 10 agjentëve rusë. "SHBA-ja ka transferuar me sukses dhjetë agjentët rusë tek autoritetet e federatës dhe autoritetet e Rusisë liruan katër shtetas individë të burgosur në Rusi", deklaroi Departamenti amerikan i Drejtësisë. "Shkëmbimi i individëve që u realizua në Vjenë, Austri, ishte një arritje", theksohej në deklaratë./ /i.p/
KOMENTE