Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria llogari para OKB për të drejtat e femrave, paraqitet dhe një raport hije
English

Shqipëria llogari para OKB për të drejtat e femrave, paraqitet dhe një raport hije

Nju Jork, 9 korrik, NOA – Qeveria shqiptare do të raportojë në 26 korrik pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për masat që ka ndërmarrë nga viti 2004 deri në vitin 2010 në lidhje me zbatimin e Konventës për Eliminimin e çdo forme të Diskriminimit të Grave dhe vajzave (CEDAU).

Përveç raportit zyrtar të Shqipërisë, pranë Komitetit për të Drejtat e Grave në Nju Jork, kanë dorëzuar një raport hije të shoqërisë civile për situatën në të cilën jetojnë gratë dhe vajzat në Shqipëri, organizatat CRCA dhe Koalicioni për Përgatitjen e Raporteve Alternative.

Në këtë raport, theksohet se Shqipëria në aspektin legjislativ ka përmbushur disa prej rekomandimeve të Konventës, por megjithatë paragrafet në lidhje me barazinë gjinore në shumicën e rasteve mbeten thjesht deklarata të thjeshta dhe ligjet shqiptare në këtë fushë çalojnë në zbatim.

Sipas Altin Hazizaj, drejtor i CRCA, i cili ka redaktuar këtë raport hije, “në aspektin ekonomik gratë dhe vajzat shqiptare përballen ende me vështirësi të panumërta, sidomos përsa i përket punësimit”, ndërkohë që një prej problemeve më të mëdha për to mbetet ende dhuna.

"Shumë prej grave dhe vajzave akoma e konsiderojnë dhunën brenda familjes si një çështje private për të cilën nuk kërkojnë ndihmë nga autoritetet dhe u duket shumë e vështirë që për zgjidhjen e këtij problemi të përfshijnë strukturat e policisë, ndonëse shoqëria civile ka hartuar dhe ka lobuar për miratimin e Ligjit kundër Dhunës në Familje”, tha Hazizaj.

Nga ana tjetër, raporti vëren probleme edhe në lidhje me edukimin. Sipas shoqërisë civile, në zonat rurale vajzat nën moshën 15-vjeçare shumë shpesh e braktisin shkollën për arsye të mentalitetit, varfërisë apo arsyeve të tjera. Një çështje tjetër serioze që vihet re në raport është edhe trafikimi për qëllim shfrytëzimin seksual, kryesisht të vajzave të reja.

Ndonëse nga viti 2001 deri më sot shifrat e identifikuara duket se janë në rënie, ky problem vazhdon të jetë një plagë për shoqërinë shqiptare.

Rezulton, sipas të dhënave të qendrës “VATRA” se të paktën 57.5 përqind e viktimave të trafikimit të identifikuara më parë janë ritrafikuar sërish për qëllime shfrytëzimi. Ndërkohë, vihet re tendenca e shfrytëzimit seksual të vajzave brenda vendit.

Përsa i përket pjesëmarrjes në politikë, raporti nënvizon se ndonëse në Parlamentin aktual ka 16 përqind deputete gra, pra 9 përqind më shumë se në legjislaturën e kaluar, tentativat e shoqërisë shqiptare për të patur të paktën 30 përqind deputete femra në zgjedhjet e kaluara dështoi pasi kryetarët e partive zgjodhën të vendosnin kandidate femra në fund të listave të tyre zgjedhore. n.e/NOA

KOMENTE