Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të Dënuarit Brenda Skemës Së Sigurimeve Shëndetësore
English

Të Dënuarit Brenda Skemës Së Sigurimeve Shëndetësore

-Flet per ATSH-në ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani - TIRANË, 9 Korrik/ATSH- Andi Myrte/. - Personat me liri të kufizuar do të përfshihen në skemën e sigurimeve shëndetësore, prej nga do të mund të përfitojnë falas barna mjekësore. Gjithçka do të mundësohet në sajë të zbatimit të një projekti të Ministrisë së Drejtësisë, në bashkepunim me disa institucione të tjera të shtetit, në kuadër të zhvillimit të politikave sa më të mirë dhe të kujdesshme për këtë kategori. "Tashmë, është ndërmarrë një proces negociatash me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Financave për të përfshirë brenda skemës së sigurimeve shëndetësore personat me liri të kufizuar, për t'u ofruar mjekim atyre në kuadër të respektimit të të drejtave të tyre", tha në një intervistë për ATSH-në, Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani. Kjo, sipas ministrit, do të realizohet nëpërmjet një akti ligjor që ministria e Drejtësisë dhe ministria e Financave do të propozojnë së shpejti në Qeveri. Përfshirja e të dënuarve në skemën e sigurimeve shëndetësore do t'u mundësojë atyre që të përfitojnë falas trajtimin mjekësor, barnat, ndërsa shpenzimet për këtë shërbim do të përballohen nga Qeveria. Për ministrin Nishani, iniciativa e ndërmarrë së fundi nga dikasteri i tij është në vazhdën e një politike sa më të mirë për personat e privuar nga liria. "Në tërësi qasja ndaj një politike më të kujdesshme për personat e dënuar, ka bërë që të përfshihen disa institucione të shtetit", thotë kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Nishani, duke veçuar këtu bashkëpunimin me ministrinë e Arsimit për shkollimin e të dënuarve, me ministrinë e Punës për punësimin e tyre brenda apo jashtë sistemit penitenciar. -Finacimet për kujdesin shendetësor në sistemin penitenciar Qeveria i ka kushtuar rëndësi investimeve në sistemin penitenciar, duke rritur financimet sidomos për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për personat e privuar nga liria. Sipas të dhënave zyrtare, në krahasim me vitin 2008, në 2009, u rritën me 20% financimet për modernizimin e aparaturave mjekësore dhe stomatologjike në Institutet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale. Me financim të Qeverisë shqiptare, në dhjetor 2008 u ndërtua në Spitalin e Burgut salla e reanimacionit me një vlerë totale prej 6.5 milionë lekësh. Në maj të 2009 në këtë institucion u realizua një investim prej 4 milionë lekë për pajisjen e laboratorit të analizave të gjakut si dhe një aparat grafie portative për të sëmurët në gjendje të rënduar shëndetësore. Në saj të objektivit për përmirësimin e nivelit të kujdesit shëndetësor, gjatë vitit 2009 u bë një strukturim i stafit shëndetësor në burgje dhe ofrimit të kujdesit shëndetësor. Mesatarisht një institucion penal ka në strukturën e tij 1 mjek të përgjithshëm, një stomatolog, një farmacist dhe katër infermierë. Të dënuarit dhe të paraburgosurit i nënshtrohen ekzaminimeve shëndetësore që në momentin e mbërritjes në institucion. Pajisen me Kartelën Mjekësore dhe Stomatologjike, ku i përcaktohet dhe trajtimi që duhet të ndjekin dhe i ofrohet asistencë mjekësore e specializuar në vendin e vuajtjes së dënimit. Në të gjithë sistemin është realizuar unifikimi i dokumentacionit shëndetësor./a.m/s.s./
KOMENTE