Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tirane: Ndahet Nga Jeta Shkrimtari Zyhdi Morava
English

Tirane: Ndahet Nga Jeta Shkrimtari Zyhdi Morava

TIRANE, 9 Korrik/ATSH/. - Pasditen e sotme eshte ndare nga jeta pas një sëmundje të rëndë shkrimtari Zyhdi Morava, një ndër të persekutuarit nga regjimi komunist, që vuajti burgimin në Spaç për idetë e tij të lirisë, njoftoi sotne ministria e Turizmit, Kultures, Rinise e Sporteve. Zyhdi Morava lindi në fshatin Grace të Devollit më 14 mars 1946. Për motive politike internohet prej Tiranës në fshatin Yrshek, ndërsa dënohet në vitin 1978 me 8 vjet burg, ku vuajti denimin në Spaç të Mirditës. Pas përmbysjes së diktaturës komuniste, Morava nisi të punojë për krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Shoqatës së ish- të përndjekurve politikë, ndërsa në këto vite ushtron profesionin e gazetarit dhe shkruan vazhdimisht në gazeten "Sindikalisti", "E vërteta" dhe "Republika". Pas vitit 1991, ka botuar shumë libra si në gjininë e poezise dhe prozës. Në morinë e veprave të tij janë novela "Hingëllimat e shiut", vëllimi me tregime "E papritura" etj, ndërsa në romanet më të njohura janë " E zhdukura", "Burri i të dashurës sime" si dhe e "Veçanta e një dashurie", që u vlerësua me çmimin kombëtar "Penda e Argjendë" akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si romani më i mirë për vitin 2005. Në vitin 2005 Zyhdi Morava u zgjodh Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi për gati dy vjet. Në vitin 2006 Morava dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin "Mjeshtër i Madh". Homazhet ne nderim te z. Morava do te zhvillohen neser ne oren 10.00-11.00 ne hollin e Teatrit Kombetar. /a.ke/
KOMENTE