Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ulrike Lunacek: EULEX do të ngrejë aktpadi
English

Ulrike Lunacek: EULEX do të ngrejë aktpadi

Strasburg, 9 Korrik, NOA – “EULEX-i do t’i çojë deri në fund hetimet për korrupsion”, thotë eurodeputetja Ulrike Lunacek.

Sipas saj, rezoluta e bën të qartë se të gjitha përpjekjet evropiane për të ndihmuar Kosovën, e këtu në lojë janë fonde të mëdha dhe një mision evropian në terren, do të ishin më të frytshme nëse të gjitha vendet anëtare do ta njihnin Kosovën.

Zonja Lunacek, ishit autore e propozim-rezolutës për Kosovën, që u miratua nga Parlamenti Evropian. A jeni e kënaqur me tekstin final të rezolutës? Të gjitha elementet që doja të ishin në rezolutë, u përfshinë dhe mbi të gjitha u miratua me tre të katërtat. Ky është rezultat shumë i mirë dhe jam e kënaqur. Çfarë do të thotë kjo shumicë e konsiderueshme euro-parlamentarësh që kërkojnë nga pesë vendet e Bashkimit Evropian ta njohin Kosovën? Gjëja kryesore për mua është se u bë dhe njëherë e qartë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Procesi drejt integrimit duhet të shtyhet më tej. Rezoluta e bën të qartë se të gjitha përpjekjet evropiane për të ndihmuar Kosovën, e këtu në lojë janë fonde të mëdha dhe një mision evropian në terren, do të ishin më të frytshme nëse të gjitha vendet anëtare do ta njihnin Kosovën. A kishte në mesin e deputetëve që votuan për rezolutën nga ata që vinin nga pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën? Nuk e di përgjigjen e kësaj pyetjeje. Mos harroni se janë 736 deputetë dhe nuk i kam parë të gjithë ata që kanë votuar. E di që ka votuar një euro-parlamentare nga Spanja, por ajo i takon pakicës baske. A mendoni se opinioni i pritshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të ketë ndikim te pesë vendet e BE-së që të mund ta njohin Kosovën? Shpresoj që të ndodhë. Vendimi iu jep atyre një shtysë në këtë drejtim. Fakti është se këto vende nuk e njohin Kosovën si shtet, bazuar në motive të brendshme. Ato të gjitha kanë pakica, të cilave iu druhen se mos kërkojnë pavarësinë. Në këto kushte, vendimi i GJND-së mund t’i ndihmojë vendet në fjalë që t’i ndajnë këto çështje dhe t’i japin një mundësi shtetit më të ri në Evropë, dy vjet pas shpalljes së pavarësisë. Duhet pasur parasysh që këtë e thotë dikush që nuk ka qenë i kënaqur me mënyrën si u shpall pavarësia. Kisha preferuar një rezolutë të KS-së, por kur kjo nuk ishte e mundur dhe tani e kemi realitetin e shtetit të Kosovës. Duhet të shohim nga e ardhmja. Cili nga pesë vendet bën rezistencën më të fortë ndaj shtetit të Kosovës dhe cili nga këto vende mund të vijë më shpejt te vendimi i njohjes? Spanja është vendi me opozitën më të fortë, por edhe Qiproja, për shkak të pozitës së brendshme. Megjithatë, mendoj se Spanja i ka mundësitë që ta bëjë një hap në drejtim të njohjes, sidomos tani pas përfundimit të presidencës evropiane. Kjo do t’i ndihmonte dhe vendet e tjera. Mund të ketë ndryshime edhe në qëndrimin e Sllovakisë me ardhjen në pushtet të qeverisë së re. Në rezolutë, por jo vetëm, përmendet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Cila është atmosfera në Parlamentin Evropian dhe në përgjithësi në qarqet evropiane lidhur me hapat e EULEX-it për të luftuar krimin dhe korrupsionin? Mund të them me bindje se më 28 prill, kur EULEX-i filloi hetimet dhe bastisi zyrat e Ministrisë së Transportit, përfshirë zyrën e ministrit, shtëpinë e tij dhe lokacione të tjera, ishte një hap i madh për të gjithë që duan ta shikojnë në praktikë luftën kundër korrupsionit në Kosovë, në të gjitha nivelet, përfshirë ato më të larta. Ka mbështetje të fuqishme për EULEX-in në këtë kontekst. Ajo çfarë kam dëgjuar nga vetë njerëzit e EULEX-it është se do ta çojnë këtë çështje përpara deri në ngritjen e aktpadive. Ekziston një drojë në Kosovë se veprimet e EULEX-it mund të jenë thjesht aksione imazhi... Nga informacionet që kam dhe bisedimet që kam pasur, përfshirë dhe rezolutën e miratuar në Parlamentin Evropian, EULEX-i ka mbështetje në këta hapa. E di që zoti Kermabo ka qenë shumë i vendosur dhe ka kërkuar nga çdo anëtar i EULEX-it që aksionet të çohen deri në fund, edhe nëse janë të përfshirë njerëz të rëndësishëm në Kosovë. Madje, më duhet të them se kemi marrë garanci edhe nga Qeveria e Kosovës, se lufta kundër korrupsionit është përparësi e saj. Në fund do t’ju pyesja për bisedimet e mundshme Prishtinë-Beograd. Si e shihni rolin e BE-së në këto bisedime? Bashkimin Evropian e shoh si ndërmjetës. Por, dua ta bëj të qartë, ashtu siç e thekson dhe rezoluta e PE-së, se nuk do të ketë bisedime për ndarjen e Kosovës. Nëse do të ketë dialog, do të jetë për çështjet që u interesojnë qytetarëve, por jo për ndarjen e Kosovës, apo për shkëmbime territoresh. Bashkimi Evropian është i vendosur në këtë qëndrim.

Radio Europa e Lirë

KOMENTE