English

Afganistan - Të Paktën Pesë Ushtarë Amerikanë Të Vrarë Në Luftimet Me Talebanët

KABUL, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën pesë ushtarë amerikanë u vranë sot në luftimet kundër talebanëve, njoftoi NATO. ''Tre ushtarë u vranë në lindje të Afganistanit dhe dy të tjerë në jug'', theksoi Forca Ndërkombëtare e Asistencës për Siguri (ISAF). Këta të vdekur e çojnë në 352 numrin e ushtarëve të vrarë këtë vit në konfliktin afgan, sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit icasualties.org./ /ec/
KOMENTE