Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afrikë e Jugut 2010, Gjermania kundrejt Uruguait, lojtarët dhe Loew të sëmurë me grip
English

Afrikë e Jugut 2010, Gjermania kundrejt Uruguait, lojtarët dhe Loew të sëmurë me grip

Afrikë e Jugut, 10 Korrik NOA - Një shpërthim i virusit të gripit, po kërcënon të mbajë disa lojtarë të Gjermanisë madje dhe vetë trajnerin e tyre Joachim Loew, që të mos paraqiten në ndeshjen e sotme kundrejt Uruguait, e cila është e vlefshme për vendin e tretë të këtij Botërori.

Ndër lojtarët e prekur nga gripi janë, sulmuesi Lukas Podolski dhe kapiteni Filip Lahm, prezenca e të cilëve pritet të jetë në dyshim deri në momentet e fundit para fillimit të ndeshjes.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka folur dhe menaxheri i këtij klubi Oliver Bierhoff, i cili ka pohuar për situatën e vështirë, madje ka theksuar se tekniku Loew mund të mos jetë në gjendje të marrë pjesë në këtë ndeshje. “Natën e fundit, virusi i gripit na ka goditur rëndë, ndoshta për shkak të fluturimeve, ajrit të kondicionuar dhe ndoshta nga pakënaqësia e humbjes me Spanjën. Loew mund të them se është një rast me të vërtetë serioz i gripit, por jemi në përpjekje për të arritur një gjendje më të mirë dhe të arrijmë që të kemi teknikun tonë për ndeshjen e sotme. Krahas tij, për tu parë, mbetet dhe gjendja e Kloses me Lahm dhe më pas do të merret vendimi në qoftë se ata do të jenë prezent për sfidën me Uruguain”, - përfundoi Bierhoff.

r.b/NOA

KOMENTE