Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avantazhet Konkuruese Të Bashkëpunimt Zvicerian Për Shqipërinë
English

Avantazhet Konkuruese Të Bashkëpunimt Zvicerian Për Shqipërinë

-Intervistë me Drejtorin e Zyrës së Bashkëpunimit Zvicerian, (SCO), Daniel Zust- TIRANE, 10 Korrik/ ATSH, A.Gegvataj/ - Demokratizimi dhe qeverisja, zhvillimi i sektorit privat, infrastruktura bazë dhe shërbimet sociale, janë disa nga sektorët kyç, ku fokusohet ndihma e Zyrës së Bashkëpunimit Zvicerian në Tiranë, mbi bazën e prioriteteve të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim për vitin 2010-2013, falë fondit të ministrisë së Ekonomisë të Zvicrës prej 8 deri 10 milionë euro. Në një intervistë eskluzive për ATSH, Drejtori i SCO-së Daniel Zust nënvizon se Shqipëria ka bërë progres në arritjet dhe shpreh besimin, se vendi do të jetë së shpejti pjesë e strukturave të BE-së. Cilet do të jenë sektorët më imediat ku do të fokusohet Strategjia për bashkëpunim? Tani ne po fokusohemi në dy fusha kryesore, zhvillimi ekonomik dhe demokratizmi, ose sundimi i ligjit, pasi gjykojmë se një infrastrukturë e përshtatshme, klimë e mirë e investimeve dhe bizneseve konkurruese dhe njerëz të arsimuar dhe të trajnuar janë kushtet bazë për zhvillimin ekonomik. Në këtë fushë, Zvicra do të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës, do të kontribuojë për një mjedis biznesi të përmirësuar, ecurinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe zhvillimin e mëtejshëm të potencialeve për eksport kryesisht të pashfrytëzuara. Gjithashtu, Zvicra vazhdon të zhvillojë Arsimin e Trajnimin Profesional (VET) , veçanërisht për të rinjtë dhe gratë. SCO dëshiron të mbështesë konkurueshmërinë e ekonomisë Shqiptare, si psh, sistemet e ujit të pijshmë në rrethin e Shkodrës por gjithashtu edhe mjedisin e biznesit. Ne e cilësojmë tepër të rëndësishëm përmirësimin e mjedisit të biznesit, ku kemi parasysh biznesin familjar, që mbisundon në Shqipëri. Ne dëshirojmë nxitjen e eksporteve, pasi konstatojmë se Shqipëria ka shumë produkte, që mund të jenë sezonale ose BIO, por që kanë vënd në tregje si Hollanda, Zvicra, etj. Fusha e dytë ku do të përqendrohet Strategjia për Bashkëpunim është demokratizmi ose sundimi i ligjit. Zvicra mbështet decentralizimin politik, administrativ dhe fiskal, përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve qëndrore, si dhe përfshirjen sociale sidomos të romëve dhe të njerëzve me aftësi të kufizuara. Zona ku do të fokusohemi për këtë çështje janë ato në veri të Shqipërisë, duke u përqëndruar veçanërisht në Shkodër dhe Lezhe. Të gjitha projektet synojnë të plotësojnë njëri-tjetrin, duke u shtrirë deri në nivelet e ulta të komuniteteve, duke j'u referuar përvojës zviceriane, pasi besojmë se duke i hyrë sa më thellë problemit, aq më të mira janë edhe zgjidhjet. Ju përmëndet edhe një objektiv të tretë. Cili është përfitues i projekteve tuaja? Sektori i tretë që SCO do të ofrojë ndihmesën e saj do të jetë shoqëria civile e cila edhe kjo përfshihet në fushën e demokratizimit. Nësë tek zhvillimi ekonomik mbështetet sektori privat, deri diku dhe qeveria, tek demokratizimi mbështetet edhe shoqëria civile. Ne mendojmë që të forcohet shoqëria civile, shoqatat, grupet të caktuara interesi si konkretisht shoqatat, ku përfshihen komuniteti rom, njerëzit pa aftësi fizike. Gjithashtu një tjetër aspekt me rëndësi është promovimi i barazisë gjinore në të gjitha aspektet pasi ne vërejmë se në nivele të përfaqësimit, shoqëria shqiptare mbetet e dominuar nga meshkujt, si psh, në Këshillin e Ministrave është vetëm një ministre femër. Konkretisht, cilat do të jenë rezultat dhe a janë të përcaktuara zonat ku do zbatohen projektet e strategjisë në vëndin tonë? Ne kemi ndërtuar atë që quhet "kuadër i rezultateve", që tregon në vija të përgjithshme se kush do të jenë rezultatet në fund të periudhës 4 vjeçare të Zbatimit të Strategjisë për Bashkëpunim me Shqipërinë. Tek mbështetja për infrastrukturën e ujit, kemi përcaktuar që furnizimi të jetë i besueshëm, cilësor, efiçent dhe 24 orë si dhe zonat ku do të fokusohemi: Shkodër dhe Lezhë. Në 60 komuna do tëpunojmë që në zgjedhjet e afërta vendore të ketë përfaqësim të grave. Synojmë që të paktën, të ketë komuna që drejtohen nga gratë. Ju nënvizuat si prioritet të strategjisë edhe demokratizmin ose sundimin e ligjit. Ku do të konsistojë realisht kontributi ose mbështetja juaj? Shqipëria akoma ka nevojë të zbatojë reformën e decentralizmit , të rrisë besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe të përmbushë standartet Europiane. Ndërhyrja e Zvicrës përfshin mbështetjen ndaj decentralizmit, forcimin e njësive të qeverisjes vendore dhe përfshirjen sociale të grupeve në dizavantazh. Rreth një e treta e buxhetit total të Bashkëpunimit Zvicerian do të shkojë në këtë fushe, që përfshin dy nënfusha. Së pari, Bashkëpunimi Zvicerian synon të nxisë kapacitetet e komunave,bashkive dhe të rrisë pjesmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje në Shkodër dhe Lezhë. Konkretisht, qeverisja lokale të ketë kapacitet në mënyrë që psh, nëse ndodh një përmbytje, të dinë si të reagojnë e të marin masat, pa pritur të vijë ministri, apo qeveria qëndrore. Së bashku me programin Austriak të bashkëpunimit, Zvicra do të kombinojë procesin e zhvillimit rajonal, një kërkesë e BE-së me reformën e decentralizmit. Së dyti, synojmë përfshirjen sociale, ku Zvicra do të bashkëpunojë për përmirësimin e aksesit të popullsisë rome në shërbimet publike dhe pjesmarrjen në vendimmarrje. Fokus i veçantë do ti jepet pedagogjisë së specializuar dhe avokatisë për njerëzit me paaftësi. Si e vlersoni bashkëpunimin e dëritanishëm me Shqipërinë? Zvicra ka qënë një vënd model për grandet dhe asistencën teknike që në vitet 90 duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në Shqipëri kaq e ngjashme me ne. Personalisht, besoj se ka patur një bashkëpunim të suksesshëm vecanërisht në 10-vjecarin e fundit. Kjo gjë dëshmohet edhe nga fakti që zyra që unë përfaqësoj këtu, është një nga degët e ministrisë së Ekonomisë të Zvicrës, që ka rritur kontributin në fonde dhe numrin e projekteve për Shqipërinë. Dhe këtë ata e bëjnë vetëm kur shohin se ka sukses bashkëpunimi me Shqipërinë. Ndaj them se ky fakt është një tregues i bashkëpunimit të deritanishëm. Do të kemi gati 8-10 milionë euro fonde që do t'i shpenzojmë në Shqipëri, me qëllim që të përmirësojmë shtetin e së drejtës, zhvillimet ekonomike shqiptare. Ne do të përpiqemi të rrisim sasinë e parave që do të shpenzojmë që nga ky vit, pasi besojmë në progresin e arritur. Ne besojmë në progresin e Shqipërisë dhe shpresojmë që së shpejti vëndi juaj do të jetë plotësisht i integruar në BE./n.m/
KOMENTE