Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Svoboda: Rezoluta, PD-PS të përshpejtojnë integrimin
English

Berisha-Svoboda: Rezoluta, PD-PS të përshpejtojnë integrimin

Dubrovnik, 10 Korrik, NOA - Gjatë qëndrimit të tij në Dubrovnik, kryeministri Berisha u takua sot me zv/presidentin e grupit socialist në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda. Ai e ka falënderuar euro-parlamentarin për miratimin e rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë, si edhe angazhimin e grupit socialist në Parlamentin Evropian për të inkurajuar integrimin evropian të Shqipërisë.

Ndër të tjera, kryeministri Berisha rikonfirmoi vullnetin për të zbatuar rezolutën në bashkëpunim të ngushtë me opozitën, për të përshpejtuar integrimin evropian.

Ndërkaq, Svoboda, përmes një deklarate të tij mbi Shqipërinë sot, ka theksuar se duhet patjetër që opozita dhe pozita të bashkëpunojnë për të tejkaluar krizën e krijuar prej mëse një viti në vend, pasi zgjedhjet vendore janë në prag dhe nuk mund të vihet në to, pa mbyllur më parë problemet e zgjedhjeve të kaluara.

n.e/NOA

KOMENTE