Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çmimet Larta Të Kasave Fiskale , Pengese Per Pajisjen E Biznesit
English

Çmimet Larta Të Kasave Fiskale , Pengese Per Pajisjen E Biznesit

TIRANE 10 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Ndërsa ka përfunduar në 30 qershor afati për vendosjen e kasave regjistruese fiskale, të domosdoshme për regjistrimin e të gjitha shitje-blerjeve, nga një vëzhgim i ATSH-së rezulton se ende një pjesë e madhe e bizneseve të vogla në Tiranë nuk janë pajisur me to. Arsyeja, sipas tyre, lidhet me koston e lartë për vendosjen e kasave, ku çmimi i tyre shkon deri në 800 euro, madje për biznesin VIP, edhe 3 mijë euro. Në fakt, çmimi real i vendosur nga kompanitë private, të autorizuara nga Ministria e Financave, është 300-400 euro, por në momentin kur tatimpaguesi pranon të blejë pajisjen, atëherë ai përballet me "nevojën e aksesorëve shtesë", të cilat nuk i janë bërë të ditura që në fillim. Shumë biznese ankohen se çmimi është tepër i lartë, aq më tepër për ato që kanë disa pika. Disa syresh, që nuk duan të identifikohen, thonë se distributorët ofrojnë në fillim çmime të arsyeshme, por më tej, sygjerojnë vendosjen e pajisjeve shtesë, si modem, printeri etj. Aktualisht janë pesë distributorë që shesin kasat fiskale dhe ofrojnë shërbime për mirëmbajtjen e tyre. Në rang vendi numërohen rreth 90 mijë subjekte të vogla, të mesme dhe të mëdha. Problemi kryesor po haset te biznesi i vogël, nën arsyetimin se nuk ka mundësi të paguajë përnjëherësh kasën, që blihet nga 300 deri në 800 euro. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nuk do të ketë më shtyrje afati për pajisjen e biznesit me kasat regjistruese. "Administrata tatimore nuk do të shtyjë më afatin për pajisjen me kasa fiskale për biznesin e vogël, afat ky që përfundoi me 30 qershor dhe në bazë të ligjit "Për procedurat tatimore", subjektet do të gjobiten në rast mos pajisje me kasa fiskale", deklaruan për ATSH-në burime zyrtare të DPT-së. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Përgjitshme të Tatimeve, nuk do të ketë më shtyrje afati dhe bizneset e vogla, të cilat nuk janë pajisur me kasa fiskale gjatë kontrolleve rutinë që do të zhvillohen nga inspektorët tatimore do të gjobiten sipas ligjit "Për procedurat tatimore", të cilat nisin nga 100 mijë lekë, deri në mbylljen e biznesit. Burimet zyrtare nuk bënë të ditur se sa është numri i bizneseve të pajisur deri tani me kasa fiskale. Brenda qershorit, personat e regjistruar ne biznesin e vogël, të cilët ushtrojne veprimtari në bashkitë e Tiranës, Vlorës, Durrësit, Gjirokastrës, Fierit, Lushnjes, Beratit, Sarandës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Shkodrës e Lezhës duhet të kishin mbyllur këtë proces. Po brenda këtij afati detyrohen të mbajnë regjistrime, nëpërmjet regjistruesve elektronikë fiskalë edhe tatimpaguesit e biznesit të vogël në komunat Shëngjin, Golem, Rashbull,Orikum, Himarë dhe Ksamil. Prej dhjetë ditësh ka hyrë në fuqi faza e re e vendosjes së kasave fiskale për biznesin e vogël në rajone të tjera të vendit. Ndërkohë administrata tatimore do të nisë shumë shpejt procesin e verifikimeve në terren dhe aksionet për kontrollin ndaj bizneseve për kasat fiskale. Mbi bazën e ligjit "Për procedurat tatimore", inspektorët kanë të drejtë t'i gjobisin bizneset në masën 100 mijë lekë kur kapen herën e parë pa kasë fiskale dhe 500 mijë lekë kur përsëritet shkelja. Në herën e tretë u pezullohet aktiviteti për 6 muaj, e deri në mbylljen e tij. Sipas nenit 55 të procedurave tatimore, tatimpaguesit që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve pa kryer pagesat nëpërmjet bankës, janë të detyruar të fusin dhe të përdorin sistemin fiskal përmes kasave fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin, në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor. Vetëm në Bashkinë e Tiranës në fund të vitit 2009, numëroheshin rreth 20,000 biznese të vogla, pa renditur shitësit ambulantë, që nuk përfshihen në procesin e pajisjes me kasa fiskale. Instalimi i kasave fiskale pritet të sjellë impakt ekonomik në eliminimin e evazionit fiskal që ekziston në Shqipëri prej 20 vitesh, si identifikimin me lehtësi i rasteve të shitjeve të mallit pa faturë fiskale dhe eliminimin e praktikës së deklarimit të çmimeve shumë më të ulëta nga ato reale. Kasa fiskale është aparatura e nevojshme për sistemin e tatimeve për të kontruar on-line aktivitetin e çdo subjekti privat. Instalimi i tyre është diskutuar gjerësisht gjatë dekadës së fundit, që kur një projekt i ngjashëm dështoi në zbatim në vitet '90./n.m/
KOMENTE